Procesi VETTING, rrugëtim i vështirë i çkapjes së shtetit nga krimi i organizuar

Procesi VETTING, rrugëtim i vështirë i çkapjes së shtetit nga krimi i organizuar
Procesi VETTING, rrugëtim i vështirë i çkapjes së shtetit nga krimi i organizuar

Xhevat Meha

  • 24 November 2021 - 13:15

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Procesi i Vettingut është duke lëvizur tepër ngadalë pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm për qytetarët e Kosovës. Drejtimin politik të qeverisë që së pari t'i qaset këtij procesi përmes ndryshimeve kushtetuese nuk e shoh si diçka që ka ndonjë vlere, kjo për faktin se përfundimi dihet, e kjo është se nuk do të arrihet. E shoh si iluzion të pritet që Lista Serbe të votoj proces që fillon çmontimin e drzhaves së Kosovës të instaluar nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe si mashtrim në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Si hap të parë për fillim të procesit të Vettingut duhet që Presidentja e Kosovës të ndërhyj dhe të shkarkoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Prokurorial të Kosovës (KLP) dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Kosovës (KLGJ), e ka detyrim kushtetues, është garantuesi i fundit i funksionimit të institucioneve të Kosovës. Këto dy institucione të Kosovës ka shumë vite që nuk janë duke kryer funksionin që kanë. Si qershi mbi tortë, këto dy institucione po sabotojnë procesin e Vettingut përmes bojkotimit të pjesëmarrjes në punime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".