Aktakuzat ndaj 14 policëve për krim e kontrabandë ndërkufitare me Serbinë është skandal që duhet të hetohet, policia të pastrohet nga krimi!

Aktakuzat ndaj 14 policëve për krim e kontrabandë ndërkufitare me Serbinë është skandal që duhet të hetohet, policia të pastrohet nga krimi!

Hajrullah Tërnava

  • 25 November 2021 - 07:44

Shkruan: Analisti - Hajrullah Tërnava

Kriminalistika si shkence e njeh si mënyrën qe krimi ne përgjithësi është një hap para zbulimit, dhe kjo dukuri duhet te jetë shqetësuese nëse po në atë krim janë të përzier individët dhe institucionet që duhet ti luftojnë ato dukuri kriminale është lajm shumë i keq, dhe lajmi për krimin e zhvilluar është shqetësues i cili duhet ti alarmon drejtuesit e policisë së Kosovës, dhe institucionet tjera që e luftojnë këtë dukuri e që paguhen mirë nga taksapaguesit e Kosovës. Ngritja e 14 aktakuzave ndaj policëve të përfshirë në krim e kontrabandë ndërkufitare me Serbinë në rajonin e komunës së Kamenicës, aksioni që ishte kryer muaj më parë në zonën e Karaçevës duhet të shërben për hetim të plotë të së kaluarës së policëve të pranuar ndër vite.

- Sipas konfirmimit zyrtar të Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës të të dyshuarve, thuhet se është ngritur aktakuza prej 300 faqesh, në të cilën janë përfshirë 73 persona, prej tyre 14 polic, e ku shpjegohet në detaje veprimtaria e secilit të akuzuar në rastin “Karaçeva”, ku zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme kontrabanda, krimi i llojeve të ndryshme dhe lojërat e fatit.

Gjithsesi se ky rast është edhe një dëshmi e fuqishme dhe e pa kontestueshme që dëshmon për infiltrimin e thellë të strukturave të krimit në institucionet e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë, për shkak të ndërhyrjes së grupeve të interesit nga politike e lidhur ma krimin, duke shkuar me radhë nga ndikimi në polici, në prokurori, gjykata e deri në AKI, të gjitha këto institucione që deri më tash janë përfshi në skandale të mëdha dhe të cilat me procesin e reformës në drejtësi duhet të rivlerësohen dhe pastrohen nëpërmes procesit hetues e rivlerësues të VETTING-ut.

Në raste të tilla ku në një shtet zhvillohet krimi i organizuar, e ku në krim të organizuara janë të përfshirë edhe njerëz kompetent që duhet ti luftojnë dukurit kriminale në atë shtete, dhe si profesionist me kompetenca ligjore që janë dhe paguhen nga taksapaguesit e shtetit, shqetësimet e popullatës duhen të jenë shumë të mëdha, sepse një luftim ndaj atyre dukurive kriminale duhen ta luftojnë po ata zyrtar që në të cilët është investua si profesionistë që janë, prandaj ky rast si i Karaqevës për popullatën e Kosovës, është në të vërtetë shqetësues, dhe institucionet ku janë të punësuar ata persona duhet të jenë të pamëshirshëm ndaj tyre.

Me këto veprime edhe të të tjerëve punëtor të autorizuar, duhet të ju tregohet në vepër se kush zhytet në krime do ti pret e njëjta gjë, dhe para ligjit do të përgjigjen për pjesëmarrje në krime, dhe do t’iu ndërpriten marrëdhëniet në ato punë për të cilat kanë qenë të autorizuar të punojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".