Të drejtat dhe statusi i shqiptarëve në Kosovën Lindore çështje jetike për shtetin e Kosovës

Të drejtat dhe statusi i shqiptarëve në Kosovën Lindore çështje jetike për shtetin e Kosovës
Të drejtat dhe statusi i shqiptarëve në Kosovën Lindore çështje jetike për shtetin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 27 November 2021 - 09:22

Shkruan:Analisti - Muhamet Kelmendi

Është koha e fundit që Kosova të vepron në drejtim të ruajtjes së hapësirës shqiptare edhe jashtë shtetit të vetë dhe të popullit shqiptar nën sundimin serb. Nuk mund të ecet në një rrugë njëanësore dhe të interesave dhe vetëm të interesave nacional shoviniste serbe. Kjo duhet të marr fund. Hapja e temës së Kosovës Lindore është një çështje e qëlluar, për të mos thënë, shumë e vonuar. Dhe,natyrisht se pozita e shqiptarëve në Kosovën Lindore është çështje jetike për Kosovën. Është koha e fundit që Kosova të vepron në drejtim të ruajtjes së hapësirës së vetë dhe të popullit shqiptar nën sundimin serb.

-Nuk mund të ecet në një rrugë njëanësore dhe të interesave nacional shoveniste serbe. Kjo duhet të marrë fund.

Hapja e temës së Kosovës Lindore është një çështje e qëlluar, për të mos thënë, shumë e vonuar. Dhe, natyrisht se pozita e shqiptarëve në Kosovën Lindore është e rëndë. Ajo pjesë gradualisht me masa ekonomike dhe sociale, me ndjekje etj., po asimilohet. Tash kemi shumë territore që janë të zbrazëta. Kanë mbetur shtëpitë dhe tërë pasuria e patundshme djerrë. Nuk ka kush punon. Shqiptarët kanë ikur nga ajo anë. Kuptohet se kjo gjendje e obligon Kosovën të kërkoj reciprocitet në çështjen e minoriteteve, atij shqiptar në Kosovën Lindore dhe, këtij serb, në Veri të Kosovës.

Kjo çështje duhet të paraqitet në tavolinë në Bruksel.

Kosova kështu tregon se është shtet i lirë dhe i pavarur dhe se vepron në bazë të parimeve të njohura ndërkombëtare. Askush nuk mund të kritikoj pse e fute çështjen e tillë në dialog me Beogradin. Për me tepër, nëse ikë nga reciprociteti, dëmtohet Kosova në raport me Serbinë. Ndërsa, nëpërmjet kësaj barazohen kërkesat dhe futen në reciprocitet çështjet e njëjta minoritare. Bruxeli mund dhe do të kundërshton. Z.Borel dhe z.Lajqak janë të njëanshëm. Ata nuk e njohin Kosovën si shtet. Mirëpo, janë 22 shtete të BE-së që e kanë njohur Kosovën në shtet të pavarur. Ato e dinë çka është reciprociteti. Këtë e dinë edhe ndërmjetësit.

Megjithatë kundërshtojnë. Por, kundërshtimi i tyre bie si fluska e sapunit, kur të futet në dialog Kosova si shtet dhe vepron. Kundër reciprocitetit nuk mund të jetë as z.Borel dhe as z.Lajqak. Kjo sepse Kosova si shtet njihet nga shumë shtete të BE-së. Me këtë fiton në peshë pozita e Kosovës si shteti dhe ka të drejtë juridike e politiko-diplomatike të kryej punë sipas normave ndërkombëtare, këtej e dhe për Kosovën Lindore. Reciprociteti është arma më e fortë e Kosovës. Kjo e vënë Serbinë në pozitë pa rrugëdalje. Të drejtat e minoriteteve sipas normave ndërkombëtare janë të njëjta dhe veprohet me reciprocitet. Këtu është fuqia e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".