Reforma zgjedhore në Kosovë të fillohet dhe të bëhet pa vonesë, Kosova të ndahet në 7 Zona zgjedhore!

Reforma zgjedhore në Kosovë  të fillohet dhe të bëhet pa vonesë, Kosova të ndahet në 7 Zona zgjedhore!
Reforma zgjedhore në Kosovë  të fillohet dhe të bëhet pa vonesë, Kosova të ndahet në 7 Zona zgjedhore!

Muhamet Kelmendi

  • 28 November 2021 - 07:44

Shkruan:Analisti- Muhamet  Kelmendi

Ka kohë që diskutohet mbi reformën zgjedhore në Kosovë. Shumë ka mendime dhe ide se si duhet të ndërtohet reforma.Mendimet janë të ndryshme. Ato shkojnë nga forma e tashme aktuale e votimit deri te një reformë që përcakton një votë një kandidat.


Pavarësisht diskutimeve të kundërta është e domosdoshme që nga Presidentja dhe Qeveria të merren masa dhe të krijohet bazamenti për të bërë reforma zgjedhore. Është e domosdoshme pjesëmarrja e të gjitha subjekteve politike parlamentare, jashtë parlamentare, të shoqërisë civile dhe të kuadrit që ndihmon në ndërtimin e një reforme zgjedhore sipas standardeve moderne. Natyrisht se Kosovës i duhet një Ligj zgjedhor të mbështetur në standardet evropiane. Ky ligj duhet të siguroje pjesëmarrje të gjorë të votuesve dhe natyrisht edhe të mërgatës që është mjaft e madhe dhe shumë domethënëse për Kosovën. Ligji zgjedhor duhet të mundësoj votim të lirë dhe të të gjithë atyre që dëshirojnë të votojnë.
Në kuadër të mendimeve mbi reformën mendohet se ajo duhet të drejtohet në disa drejtime:
1. Të reduktohet votimi nga pesë vota plus partia nga gjashtë në dy vota. Një votë e votuesit për parti dhe një votë për kandidatin që është në listë.
2. Të riorganizohet ndarja e zonave elektorale. Nuk ka mundësi që të kemi vetëm një zonë. Kudo kemi në BE zona të ndara votuese. Edhe në Kosovë mundë dhe duhet të krijohen disa zona votuese. Këtu mendohet në 7 zona: a).Zona e Mitrovicës,
b. Zona e Pejës, c. Zona e Gjakovës d. Zona e Prizrenit,
e. Zona e Ferizajit, f. Zona e Gjilanit dhe
g.Zona e Prishtinës.

3. Të bëhen ndryshime kushtetuese dhe me ligj të ndalohen të gjitha vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Të bëhet vota e votueseve bazë e përfaqësimit në Kuvend. Kështu fiton demokracia dhe votuesi angazhohet. Ndërsa, me vendet e rezervuara, vetëm probleme ka funksionimi i organeve. Edhe votimi në organe duhet të ndryshohet me votim demokratik, e jo me votat në komunitet që të ketë ndikim edhe mbi shumicën. Kjo është absurde. 4. Të analizohet mirë dhe drejtë fakti se nga cila moshë mundë dhe duhet të votohet, përkatësisht, a duhet lejuar zgjedhjet nga mosha 16 vjeçare. 
5. Të gjenden modalitetet e votimit të mërgatës pa shpenzime dhe kudo nëpër vendet që gjendet votuesi për të dhënë votën e vetë dhe për të kryer obligimin qytetar. Natyra e ndryshimeve është e gjerë. Ajo kërkon një  analizë të gjerë dhe të gjithanshme të votës. Mbi këtë bëhen ndryshimet e Ligjit mbi votim.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".