Ngritja e aktakuzave ndaj ish pushtetarëve të lartë, deri në pozita ministrash, një shpresë e madhe e çlirimit të drejtësisë nga kthetrat e krimit!

Ngritja e aktakuzave ndaj ish pushtetarëve të lartë, deri në pozita ministrash, një shpresë e madhe e çlirimit të drejtësisë nga kthetrat e krimit!
Ngritja e aktakuzave ndaj ish pushtetarëve të lartë, deri në pozita ministrash, një shpresë e madhe e çlirimit të drejtësisë nga kthetrat e krimit!

Dardan Grapci

  • 07 December 2021 - 07:37

Shkruan: Analisti - Dardan Grapci

Aktakuzat për korrupsion kundër ish-ministrit të tregtisë Bajram Hasani , kryetarit të Malishevës Ragip Begaj dhe grupit të tyre duhet që të merren seriozisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Nëse i shohim me kujdes dhe i analizojmë të dhënat e publikuara, sipas të gjitha këtyre aktakuzave serioze vlen të cilësohet e të theksohet se më në fund në Kosovë ka filluar dhe po mbizotëron Ligji dhe Drejtësia.

-Të gjithë ata që kanë abuzuar me pozitat e tyre zyrtare duhet që të arrestohen dhe të dënohen, jo dënime me kusht, por dënime efektive me burg, ku të mos përjashtohet as dënimi me burg të përjetshëm kur bëhet fjalë për vepra shumë të mëdha penale. Ndër ato vepra serioze penale janë edhe pronat e përvetësuara e të shitura e stërshitur në disa persona që i kanë blerë, shitur tjetrit, blerë e kështu është bërë edhe krimi për shpëlarjen e parave të pista.

Pronat e uzurpuara apo të blera me çmime qesharake për të përfituar kriminalist, duhet që të ju kthehen ish pronarëve nga të cilët i kanë blerë duke i mashtruar, ato shoqërore, publike e shtetërore duhet ti kthehen pronarit kryesor që është shteti.

Pronat e tilla duhet të ju konfiskohen manipulatorëve dhe pastaj Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me PSRK-në, pasi të jenë konfiskuar ato, të jua jap në shfrytëzim atyre fermerëve që dëshirojnë ta punojnë Token, ku në fund ti shesin ato produkte në tregun kosovar, duke kontribuar kushti në shtimin dhe forcimin e prodhimit vendor që është me interes strategjik kombëtar e shtetëror.



Ajo se çka duhet të theksohet në rastin konkret, te Malisheva, duhet të shkoje në zgjedhje të jashtëzakonshme vitin e ardhshëm për ta zgjedhur kryetarin e ri, prandaj uroj që kryetari i ri i Malishevës të punoj për qytetaret e jo për interesat e politikanëve dhe krimo-politikës.

Prokurorët dhe Gjyqtarët duhet të jenë sa më agresiv ndaj këtyre rasteve, e jo ti mbyllin sytë, sepse nëse vetëm mendojnë që ta lirojnë dikë nga këta dhe ta shpallin të pafajshëm, atëherë edhe ata një ditë do të ulen në karrigen e të akuzuarve dhe të dënohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".