Një armatë e tërë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës në aksion!

Një armatë e tërë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës në aksion!
Një armatë e tërë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës në aksion!

Shefik Shkodra

  • 12 December 2021 - 08:05

Shkruan:ANALISTI- Shefik Shkodra

Nuk e duan atdheun tash. Ata/ato e duan plaçkën e njëzet vjetëve që ta mbrojnë dhe në atë mënyrë të vazhdojnë. Të rehabilitojnë krimin dhe të korruptuarit. Eh, ky është shteti i cubave të shek. XXI. Këtu shpresojnë qytetarët të jetojnë. Edhe një herë: në çfarëdo mënyre nuk mund të lejohet Bashkësia e Komunave një etnike! Ky është skandali, nëse realizohet,  i fundit që do prish shtetin e pavarur të Kosovës dhe do të jemi shumë më keq se dikur. E nëse bëhet, shpresoj se nuk do të ndodhë, pastaj kotecet që quhen TV te na do t'u dëgjohet larg kokorisja.

Nisin lajmet me kronikën e zezë, në krejt Kosovën do të ishte e paktë, po edhe nga Shqipëria, menjëherë fillojnë debatet politike, që të shurdhojnë këta farë "ekspertët", vetëm për skandale. Televizionet në Kosovë nuk kanë programe për kulturë, art, për histori, letërsi dhe punë tjera të dobishme. Këto (me përjashtim të njërit) nuk janë televizione, por kotece ku kokorisin grumbuj analistësh (si pulat) pa kurrfarë njohurish, po edhe me direktiva të qëllimta nga patroni i tyre. 


Do të duhej që Kosova bisedimet me Serbinë t'i vazhdojë me ndërmjetës evropian, por edhe me përfaqësuesit e SHBA-s gjithsesi. Nuk po besoj se është dikush më i besueshëm se amerikanët. Dhe do të duhej të kryhej, por me përulje si qyqja. Dhe duhet të thuhet se, nuk ka garanci të plotë pa SHBA. Një marrëveshje që do të përmbyllej në mes të dy popujve, serb e shqiptar, me një armiqësi shekullore. 
Po të numërohen të gjitha dëmet që ua ka bërë Serbia shqiptarëve në përgjithësi, e sidomos shqiptarëve të Kosovës, do të shkonte shumë gjatë. Sidomos, kur politika e Serbisë aq e vjetërsuar dhe aspak e reformuar deri në këtë shekull e pengon edhe këtë proces shumë të rëndësishëm për ne. Me këtë nuk do të thotë se, Serbisë shqiptarët i kanë borxh. E as që duhet të jemi aq inferior. Dhe nuk do të duhej t'i plotësohen kërkesat e saj. Sepse kërkesat tona janë më të mëdha dhe më të arsyeshme. 
Na jemi pala e dëmtuar në vendin tonë, në mënyrë permanente qe një shekull. Elaborimi i të gjitha dëmeve në njerëz dhe dëmeve në ekonomi, nëse shprehemi me shifra, kompjuterët drojë se nuk do të kenë hapësirë të mjaftueshme për t'u shënuar. Kur nuk mundemi ose nuk dimë, sikur kjrejt bota na kanë faj. 

Janë lodhur ata banalistat se cili po gjen shprehje më të rënda për ta degraduar qeverinë dhe kryeministrin e vendit. Këta mjeranë nuk kanë pasur deri sot një qeveri që do t'i përmbushë vrimat që i kanë shkaktuar qeveritë tjera këtij vendi. Opozita po kërkon që t'ua fshijë gabimet që i kanë bërë për njëzet vite.
 Sikur hedhin fall. Njëri, 'a dëgjove çka i tha këtij apo atij europiani kryeministri?' Shpejt i carrakuqur tjetri, duke menduar se ia ka gjetur fjalinë kulmore: " Albin Kurtin do ta rrëzojnë të jashtmit!..." kështu janë analizat e mercenarëve nëpër ato studiot. Ndoshta mirë e ke ti bastard. 
Kështu ndodhi edhe me H. Thaçin, kur e kanë parë se u nis për në Shtëpinë e Bardhë për ta nënshkruar ndarjen e Kosovës me Serbinë. Ishte Grenel me Vuçiqin, një përfaqësues i Trumpit dhe përkrahës i Serbisë. Dhe nuk i shkoi mendja se për këtë vend kanë investuar evropianët e në veçanti amerikanët. Dhe ndoshta ata po mendojnë si vend strategjik...dhe jo të zbatohen politikat e lobit serb në Amerikë e në Evropë. 
Thaçi këtu iu desh të ndalet. Çdo gjë është relative edhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Por këtu do të duhej të luaj rol uniteti politik i shqiptarëve në Kosovë dhe gjetiu. Jo opozita e pasur t'i kurdisin borizanët në të katër anët kundër Qeverisë së Kosovës. A thua, e kemi përmendur disa herë, a u shkon ndërmend kësaj opozitës të sotme, këtyre tipave, kur ipej tokë për Maqedoninë nuk pat shumë potera. E kur AAK bashkë me opozitën e atëhershme (LVV) grumbulluan mija nënshkrimeve për peticion për mos dhënien e tokës M. Zi, sidomos ashtu si e kishin vendosur pushtetarët.

Me dhunë Ramushi i futi në Parlament thasët e nënshkrimeve duke i ofenduar njerëzit tjerë. Për këtë e bën kryeministër dhe i thanë se duhet ta kryejsh këtë punë. Ky pa nja pa dy e nënshkroi variantin që e kishte kundërshtuar pak ditë më parë. Tash tregojnë përralla. 
Po për themelimin e Bashkësisë së Kominave serbe që e nënshkroi H. Thaçi e I. Mustafa, Gj. Kushtetuese ua anuloi. Ata heshtën, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, vazhduan jetën politike. Asnjë fjalë. Asnjë borizan. Për asnjërin rast. Asnjë TV poterë. Asnjë portal dhe asnjëri prej tyre autokritik. Nuk u mor kush me këto punë më. As organizime për linçime, si sot, të këtyre hajlazave - analistë mercenarë. Njeriu habitet çfarë mllefi e shprehin disa kundër atij që do të punoj drejtë. Kanë futur spica kudo, edhe në SBASHK, sepse atje është gjendja më e ndjeshme. S'ka opozita interes për arsimin tonë, as për shëndetësinë.
 Madje, ashtu qysh po sillen, s'ka rëndësi as për Bashkimin e Komunave serbe, s'ka rëndësi as për shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Nuk e duan atdheun tash. Ata/ato e duan plaçkën e njëzet vjetëve që ta mbrojnë dhe në atë mënyrë të vazhdojnë. Të rehabilitojnë krimin dhe të korruptuarit. Eh, ky është shteti i cubave të shek. XXI. Këtu shpresojnë qytetarët të jetojnë. 
Edhe një herë: në çfarëdo mënyre nuk mund të lejohet Bashkësia e Komunave një etnike! Ky është skandali, nëse realizohet,  i fundit që do prish shtetin e pavarur të Kosovës dhe do të jemi shumë më keq se dikur. E nëse bëhet, shpresoj se nuk do të ndodhë, pastaj kotecet që quhen "TV" te na do t'u dëgjohet larg kokorisja.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".