Lexoni edhe:
Oaza e krimit në veri bashkon serbët dhe shqiptarët, nuk pastrohet as luftohet me izolim të vetëm Veselinoviçit e Radojçiçit!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Pas deklaratës së Kryeministrit Kurti, duket se Ligji për Financimin e Partive Politike, do të përcaktojë qartë burimet e financimit, me të cilin pritet të përfundojë njëherë e përgjithmonë, financimi i partive politike nga fondet e parave të pista, fondet e dyshimta dhe pa transparencë, një praktikë korruptive që ka funksionuar, pa asnjë pengesë, përgjatë dy dekadave të qeverisjes së partive të inkriminuara në Kosovë.Kurse me aktin e ri ligjor, bëhet e qartë se sapo ka filluar edhe një proces i plotësim ndryshimit të ligjit për financimin e partive politike, që në fakt ishte edhe një kërkesë e kahershme e vetë BE-së, por që ishte bllokuar qëllimshëm dhe asnjëherë nuk u lejua të jetësohej në praktikë, nga qeveritë e kaluara.
-Qysh në diskutimin e parë publik rreth kësaj nisme, Kryeministri Kurti ka deklaruar se Ligji për Financimin e Partive Politike, tash e tutje, medoemos duhet të përcaktojë qartë shumat e lejuara dhe burimet e financimit, si dhe do të ofrojë transparencë maksimale për opinionin publik dhe të gjithë qytetarët.
Për aq më tepër, ai është shprehur se zgjedhjet, që janë edhe baza e demokracisë, varen kryekëput nga një elektorat i mirë informuar, i cili zgjedhjen e bën mbi bazën e besimit të krijuar dhe programin e prezantuar nga subjekti politik, e jo nga tregtimi i votës së lirë, sepse jo vetëm se është e padrejtë, por ato edhe nuk mund të varen nga korporatat, grupet lobuese apo ndërmarrjet speciale, të cilat dinë të shkruajnë çeqe, ndërsa është populli ai që duhet ta paguaj faturën.
Dhe për këtë nismë të drejtë ligjore, kryeministri Kurti shpreson të ketë konsensus ndërpartiak, sepse është për të mirën e përgjithshme dhe nuk mund të lejohet që rezultatet e zgjedhjeve, e më pastaj edhe qeverisja, të përcaktohen nga korporatat dhe mafiooligarkët.
Kështu që, transparenca e financimit është me shumë rëndësi dhe duhet të konsiderohet qenësore, pasi që dispozitat e hartuara në ligjin e ri, të cilat ofrojnë transparencë të plotë të burimeve financiare, duhet të tregojnë se konsensusi politik në Republikën e Kosovës ndërtohet mbi vullnetin e përbashkët për transparencë, llogaridhënie e luftim të vendosur të korrupsionit, për çka, megjithëse bëhet sikur flitet shumë, mungon angazhimi në praktikë dhe është në pikën më të ulët, për të mos thënë edhe zero.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".