Kjo është Qeveria e Guximit,  po i zbulon një nga një të gjitha çerdhet e krimit!

Kjo është Qeveria e Guximit,  po i zbulon një nga një të gjitha çerdhet e krimit!
Kjo është Qeveria e Guximit,  po i zbulon një nga një të gjitha çerdhet e krimit!

Arsim Haziri

  • 20 December 2021 - 17:55

Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri

Ata që sot i përdorin për akuza  për sfidat e keq qeverisjes  së kaluar, me të cilat po përballet qeveria e re, nuk po mundë të pajtohen me realitetin që po ndodhë, me ndryshimet pozitive sepse për një kohë të shpejtë, jo të largët të gjithë abuzuesit dhe shpërdoruesit do të dalin para ligjit. Ata që për dy dekada e përdorën pushtetin për vete, u korruptuan dhe u pasuruan, u kapën në flagrancë edhe nga qytetari, dhe  në mënyrën më meritore u ndëshkuan. Tash është koha të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen, të dërgohen edhe në burg sepse është  i pa falshëm degradimi dhe shkatërrimi i vendit për këto du dekada që i kemi lënë mbrapa si një histori e zymtë e ngecjes zhvillimore të shtetit të ri.

Kjo qeveri, përkatësisht ardhja e saj, është shoqëruar së bashku me guximin. Guximi si vlerë dhe atribute erdhi për shkak të ndërrimit të pushteteve, erdhi për shkak të rëndësisë që ka ajo dhe rëndësisë që ia kishte dhënë me kohë Lëvizja VETEVENDOSJE! Guximin duhet me e dhënë të gjithë ata që pretendojnë se posedojnë fakte për ndonjë keqpërdorim eventual. Kjo qeveri, në shoqërinë tonë e ka rikthyer guximin si identifikim i shoqërisë sonë, njërin prej dimensioneve etike. Nuk është befasi pse tanimë po dalin në sipërfaqe e po zbulohen shumë keqpërdorime. Të gjitha po dalin në pah një nga një, ato po zbulohen pikërisht për shkak të guximit që e kanë marrë qytetarët prej qeverisjes aktuale.

Tani më nuk është aspak e pa ditur dhe diçka sekrete se si kanë qeverisur dhe çka kanë bërë  qeveritë e kaluara, ata hajnat e përkryer  që e kapën pushtetin dhe shtetin për dy dekada  me instrumentet e tyre të krimit. Të gjithë pa dallim sa ishin në pozita të larta të shtetit, kanë vjedhur, kanë plaçkitur, kanë privatizuar e përvetësuar pronën publike  pa e kursyer dhe janë bërë vetë kokat kryesorë të biznesit sepse askush nuk i ka penguar,  kanë bërë cka kanë mundur dhe çka ju ka ardhur në kujtesë për veten e tyre që e kanë parë me interes. Ka qenë një garë e ashpër e hajnisë se kush do të kapë e uzurpon i pari.

Të gjithë kanë përfituar, kush më shumë e kush më pak ashtu si kanë arritur të ndajnë “gjahun dhe pastaj janë pajtuar. Qytetari është bindur me kohë, ndoshta madje edhe është vonuar që ta mëson krejt   marifetllëkun e tyre dhe mashtrimet që i kanë bërë nga mandati në mandat, por në fund është mbushur kupa, është zgjuar vetëdija e pastër dhe ndodhi ajo që  e kemi pritur tepër gjatë, zgjimi dhe ndëshkimi. Ata që sot i përdorin për akuza  për sfidat e keq qeverisjes  së kaluar, me të cilat po përballet qeveria e re, nuk po mundë të pajtohen me realitetin që po ndodhë, me ndryshimet pozitive sepse për një kohë të shpejtë, jo të largët të gjithë abuzuesit dhe shpërdoruesit do të dalin para ligjit. Ata që  për dy dekada e përdorën pushtetin për vete, u korruptuan dhe u pasuruan, u kapën në flagrancë edhe nga qytetari, dhe  në mënyrën më meritore u  ndëshkuan.

Tash është koha të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen, të dërgohen edhe në burg sepse është  i pa falshëm degradimi dhe shkatërrimi i vendit për këto du dekada që i kemi lënë mbrapa si një histori e zymtë e ngecjes zhvillimore të shtetit të ri. Të gjitha kokat e ish pushtetit duhet të hetohen, ndëshkohen dhe  pasuria e tyre me ligj të  vlerësohet, ajo që nuk ju takon me meritë, por e kanë përfituar kundërligjshëm duhet të ju konfiskohet. Kjo qeveri dhe  institucionet e drejtësisë nuk duhet të ja lejojnë vetes që ta bëjnë amnistimin e krimit dhe të inkriminuarve, për ta vazhduar karrierën politike me propagandë mashtruese sepse ashtu ata e synojnë rikthimin në pushtet, por duhet të hetohen, dhe të ndëshkohen, të dalin para ligjit për të bëmat e tyre.

Nëse hajnat e mëparshëm nuk demaskohen, nëse nuk ju zbulohen të palarat dhe të dënohen, por lejohen të notojnë të pa prekur në politik dhe të na vijnë prapë në pushtet, ata këtë do të  mundë ta bëjnë  dhe  të rikthehen vetëm  për shkak të mos punës dhe dështimit eventual të qeverisë që e kemi dhe i është dhënë besimi i shenjtë qytetar në emër të shtetit të së drejtës.

Ata që dje ishin në pushtet dhe të korruptuar nuk  duan ti shohin të bërat e tyre, ata përmes  vazhdimit të mashtrimit që e kanë specialitet,  mezi presin të bëjë gabime qeveria aktuale  dhe ta shfrytëzojnë atë që të  vijnë prapë në pushtet. Nëse dje na duhej një qeveri që rikthen guximin tek të gjithë ne , tashme e kemi.

Ashtu siç e kemi të rikthyer guximin për denoncimin e shume shkeljeve të ndryshme të ligjit dhe të krimit e të korrupsionit, duhet të  vazhdojmë e të bashkëveprojmë duke kërkuar guxim dhe veprim nga institucionet të cilave jua kemi dhënë këtë besim. Kjo qeveri e riktheu  fuqinë tek niveli i parë i fuqisë bazike, tek qytetari, tek kuptimi dhe ekzistenca e demokracisë dhe tani ne duhet ta ndihmojmë atë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".