Të veprohet urgjentisht me masa të jashtëzakonshme kundër kolapsit në sistemin e drejtësisë!

Të veprohet urgjentisht me masa të jashtëzakonshme kundër kolapsit në sistemin e drejtësisë!
Të veprohet urgjentisht me masa të jashtëzakonshme kundër kolapsit në sistemin e drejtësisë!

Hasan Preteni

  • 21 December 2021 - 07:16

Shkruan:ANALISTI-Hasan Preteni

Sistemi i drejtësisë tani është në kollaps, po e bojkoton shtetin, po i shfrytëzon vetëm të mirat. Nuk po i bojkoton pagat e majme e as pjesën tjetër të buxhetit por po e bojkoton çdo iniciativë për të vu rend dhe rregull!

-Këto rastet e shenjëzuara tani u bënë përrallë,rastet janë nga koha kur ushtrues detyre i kryeprokurorit ishte Sylë Hoxha dhe ku njeri nga prokurorët e caktuar për të punuar në këto raste ishte prokurori që tani "ka ikur" në Amerikë. Evropa nuk kërkon nga Kosova që ti gjykon disa raste dhe pastaj do ti fitojmë vizat. Kosova duhet të krijoj sistem të mirëfilltë të drejtësisë ku do të hetohen dhe gjykohen të korruptuarit dhe të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë jo ligjore. Sistemi i drejtësisë tani është në kollaps, po e bojkoton shtetin, po i shfrytëzon vetëm të mirat. Nuk po i bojkoton pagat e majme e as pjesën tjetër të buxhetit por po e bojkoton çdo iniciativë për të vu rend dhe rregull.

Pastrimi duhet të ndodhë shpejt, pushtetet i kanë detyrat e ndara. Dihet kush i bënë ligjet, kush i zbaton ato, saktësisht dihet kush çka punon. Sistemi i brishtë i drejtësisë nuk duhet të pyetet fare për masat që do ti ndërmarrin kuvendi dhe qeveria në drejtim të pastrimit të sistemit të drejtësisë.

Politikat duhet të bëhen në mënyrë të pavarur me ndihmën e miqve tanë të dëshmuar. Pastrimi duhet të niset nga këshillat prokurorial dhe ai gjyqësor e pastaj deri te gjyqtari i fundit në hierarkinë e "drejtësisë"!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".