Këta deputet banalista na e qiten faqen e zezë!

Këta deputet banalista na e qiten faqen e zezë!

Gani Qarri

  • 21 December 2021 - 19:10

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fjalori jo-parimor e shpesh herë edhe shumë fyes e aspak parlamentar i deputetëve, mungesat e pa arsyeshme të tyre dhe bojkoti i pareshtur dhe pa asnjë arsye i seancave të Kuvendit të Kosovës, për motive të ulëta dhe me qëllim të pengimit të funksionimit normal të punimeve të Kuvendit, janë pikat kryesore që sanksionon miratimi i rregullores më të re, e bazuar në Ligjin për përgjegjësit dhe obligimet e deputetit, një ligj që megjithëse kaherë është miratuar dhe ka hyrë në fuqi, në mungesë te rregullores së re, nuk ka mund të zbatohet asnjëherë deri më tani.

-Me miratimin e kësaj rregulloreje, po i vjen fundi edhe sjelljes së papërgjegjshme të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, pasi që grupi punues për hartimin e Rregullores së re të punës, e cila sanksionon në detajet më të imta përgjegjësit dhe obligimet e deputetit, sapo e ka finalizuar Rregulloren e re e cila së shpejti do të miratohet edhe në Kuvend dhe të fillojë të zbatohet nga kryesia dhe të gjitha trupat parlamentare, duke përfshirë jo vetëm stafin politik, por edhe atë administrativ të Kuvendit.

Prandaj vet ashpërsimi i rregullores së re, për ushtrimin e përgjegjësive dhe obligimeve të deputetit, do të bëjë që, përveç parlamentarëve, në të ardhmen edhe subjektet politike të jenë më të kujdesshme në hartimin e listave të kandidatëve për deputet, për të mos lejuar, që edhe në të ardhmen, të futen në lista kontrabandistët dhe manipulatorët e pa përgjegjshëm të cilët kanë para për ti blerë votat e deputetit dhe e njollosin në këtë mënyrë edhe imazhin vetë Kuvendit, si tempull i demokracisë dhe institucion serioz ligjvënës, siç ka ndodhur në të kaluarën, duke zbehur edhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".