Pse BE është pro "Ballkanit te Hapur"

Pse BE është pro
Pse BE është pro

Muhamet Kelmendi

  • 22 December 2021 - 16:47

BE kurrë nuk del kundër iniciativave të shteteve që janë jashtë BE-së dhe që mbështeten në idenë e BE-së për bashkëpunim midis tyre. Ballkani Perëndimor është larg nga  BE. Gjendet në Evropë, por larg, shumë larg integrimit  në  BE. Nuk ka  asnjë mundësi që të inkuadrohet kjo pjesë në BE. Ndoshta me ndryshime të thella në UE apo diku pas një decenie. Në këtë anë, nga BE po përkrahi edhe  iniciativat që ofrojnë shtetet e Ballkanit në mes veti. BE mendon se "Ballkani i Hapur" e ndihmon integrimin e shteteve në mes veti dhe në këtë anë edhe në BE. Parimi i lëvizjes së lirë të njerëzve e të mallrave, me lehtësirat doganore dhe punësimi, janë edhe parime të BE-së. Këtu është edhe baza e mbështetjes.

Për këtë kam qenë dhe jam që edhe Kosova të shkon me takimet e këtij mekanizmi dhe aty të thotë fjalën e vetë. Pjesëmarrja në takime nuk ka karakter të anëtarësimit. Për më tepër, duhet të shërbej ky takim për të dalur Kosova si shtet në përmbajtje dhe në formë kundruall shteteve në Ballkan. Me bazën e shtetit, pa thonjëza, e me simbole të shtetit, pjesëmarrja në takim ka karakter shumë pozitiv dhe e detyron shtetin serb të veproj. Kjo është pozitive.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".