E dëshmuar dhe dokumentuar, Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë

E dëshmuar dhe  dokumentuar, Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë
E dëshmuar dhe  dokumentuar, Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 23 December 2021 - 14:53

Shkruan: ANALISTI -Muhamet Kelmendi

Tash vendi ynë gjendet para një pune të madhe për të ndalur rrugën e trasuar deri tash. Kosova domosdo duhet të ngritë padi për gjenocid kundër Serbisë. Fare nuk duhet dialoguar pa njohje reciproke dhe pa i futur temat e krimeve të luftës dhe të reparacionit të luftës. Kosovës iu kanë krijuar nga shteti serb dëme të mëdha.

-Çështja e përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë, këndej edhe ato gjenocidiale, rrjedhin nga dy faktor kryesor:

Së pari, nga faktori ndërkombëtar, sepse nuk e vuri shtetin serb nën protektorat, në mënyrë që të ketë përgjegjësi penale dhe shteti të përgjigjet, dhe së dyti, nga vetë Kosova, e cila në mënyrë jo konstruktive iu qas problemit. Shteti i Kosovës pranoj në mënyrë të heshtur vendimet e faktorit ndërkombëtar, që pas Gjykatës për krimet e luftës në Jugosllavi, në Dene Hag, t’ia lë shtetit kriminal serb të merret me kapjen dhe dënimin e kriminelëve. Kjo i dha fuqi Beogradit. Ndërsa, Kosova nuk morri asnjë vendim dhe nuk bëri asnjë veprim kundër këtij shteti kriminal.

E la çështjen në heshtje. Qeveritë e Kosovës u pajtuan me vendim. Nuk e paditen dhe në diskutime me shteti serb nuk e futën përgjegjësinë penale si temë. Dialogu nuk u përqendrua në temat esenciale të arritjes së pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk pati kështu përgjegjësi penale. Kosovës nuk iu kthyen të varrosurit shqiptar të masakruar në Kosovë dhe të bartur në varret masive në Serbi. Edhe sot gjinden mbi 1600 shqiptare të "humbur". Asnjë kompensim i dëmit nuk u realizua dhe askush nuk u përgjigj për krimet e bëra gjenocidiale

U masakruan mbi 1500 fëmijë. Mbi 12 mijë qytetar shqiptare u vranë dhe u djegën dhe u masakruan. Në mes të tyre pati edhe pleq e plaka, të sëmurë etj. U përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe nuk u dha asnjë përgjegjësi për 1 milion shqiptarët e dëbuar. Shteti i Kosovës nuk ngriti padi për gjenocid. Këto dështime e përcjellën politikën e Kosovës. U realizuan me dhjetëra marrëveshje jo efektive. Ndërsa, u nënshkruan edhe dy marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kjo rrugë e pruri Kosovën buzë dëmtimeve të mëdha. Kështu u nda dhe me marrëveshje u copëtua Republika.

Kosova mbeti edhe pa njohje. Tash vendi ynë gjendet para një pune të madhe për të ndalur rrugën e trasuar deri tash. Kosova domosdo duhet të ngritë padi për gjenocid kundër Serbisë. Fare nuk duhet dialoguar pa njohje reciproke dhe pa i futur temat e krimeve të luftës dhe të reparacionit të luftës. Kosovës iu kanë krijuar nga shteti serb dëme të mëdha. Mbi 30 miliardë euro janë dëme të bëra, pa llogaritur dëmet morale të shkaktuar ndaj familjeve që iu vranë dhe iu masakruan familjarët.

Dëmet janë të larta. I tërë shteti serb është i kriminalizuar me gjenocidin në Kosovë. Përdhunimet, masakrimet e vrasjet, dëbimet masovike dhe shkatërrimet e gjëra u bënë nga Serbia mbi një plan dhe u zbatuan nga tërë mekanizmat e shtetit. Vetëm kështu u arrit ky gjenocid në Kosovë. Ato nuk u kryhen nga ndonjë grup kriminal serb. Jo. Ato masa gjenocidiale u bënë mbi një plan të shtetit serb dhe u zbatuan nga tërë shteti. Këtu është baza e përgjegjësisë për gjenocid. Këndej duhet të ngitet padia dhe të kërkohet përgjegjësia. Rrugë të mesme nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".