Kosova po i vuan pasojat e bërjes tregti me interesat e shtetit nga liderët e shantazhuar, Hashim Taçi dhe Isa Mustafa!

Kosova po i vuan pasojat e bërjes tregti me interesat e shtetit nga liderët e shantazhuar, Hashim Taçi dhe Isa Mustafa!
Kosova po i vuan pasojat e bërjes tregti me interesat e shtetit nga liderët e shantazhuar, Hashim Taçi dhe Isa Mustafa!

Dardan Grapci

  • 31 December 2021 - 07:21

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

-Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë fajtorët numër 1 që Kosova sot ka probleme me Serbinë në çështjen e Asociacionit te tyre. Thaçi dhe Mustafa janë ata që asociacionin e kanë përmendur dhe nenshkruar në tavolinë gjatë bisedimeve me Serbinë, Thaçi dhe Mustafa janë fajtorët numër 1 që Kosova është detyruar të ja jap Malit të Zi 8800 hektar Tokë.

-Tema e Asociacionit serb nuk është dashur të jetë pjesë e dialogut, por një fjalë e urtë popullore thotë - Kur macja nuk është, minjtë hedhin valle. Edhe pse ne vitin 2014-2015 Kosova ka pas President, ku timonin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë e ka pasur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Mendoj që BE-ja nuk duhet aspak të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës, e sidomos imponimin e temave në këto bisedimet me Serbinë. Këto bisedime qe janë me tema të imponuara nuk janë legale, nuk janë ligjore por janë kundër kushtetutës së Kosovës, dhe janë kundër ligjeve të Kosovës, prandaj Albin Kurti në këtë rast duhet të distancohet nga BE-ja dhe të miqësohet sa më shumë me SHBA-në, si dhe Kurti duhet të ja jap një sinjal BE-s që Kosova është kundër imponimit të zgjidhjeve që janë kundër interesit të shtetit të Kosovës dhe mbajtjes së krahut ndaj Serbisë ish-okupatore e vrastare deri ne gjenocid nga ana e BE-së.



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të dorëzohen para presionit të Serbisë e sidomos para Mirosllav Lajçakut dhe BE-s, nuk duhet assesi të pranojnë që të krijohet asociacioni në baza etnike me shumicë serbe dhe kompetenca ekzekutive të një mini-shteti paralel, sepse po u lejua kjo krijesë siç po insiston Serbia, Ballkani do të futet në një valë të re të krizës dhe rrezikut nga një konflikt i ri luftë mes shteteve, e cila do të ishte akoma më agresive se luftërat e kaluara në rajon, me përmasa të luftës së parë dhe të dytë botërore.

Prandaj duhet ti japim mesazh BE-së që nëse dëshiron luftë në Ballkan, dhe nëse dëshironi që Evropa të mbulohet nga tymi dhe zjarri i Ballkanit, atëherë me forcë le ta krijojnë edhe asociacionin me shumicë Serbe në Kosovë, e nëse duan një rajon dhe Evropë Paqësore duhet të hiqet dorë nga kjo kërkesë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".