“Prokuroria Speciale mbledh fakte për arrestimin e Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut së bashku me Behgjet e Selim Pacollin për aferat e lejeve ndërtimore që lidhen me krimin”

Dardan Grapci

  • 01 January 2022 - 09:06

Shkruan: Analist - Dardan Grapci

Behgjet Pacolli dhe Selim Pacolli mund ti ikin ligjit duke e korruptuar një grup policësh apo gjyqtarësh, por mos të harrojnë se shumë shpejtë do të arrestohen në momentin dhe kohën e duhur. Lejet ndërtimore të dhëna më mito-ryshfet apo me ortakëri me zyrtarët e komunës duhet të anulohen. Ndërtimet pa leje që janë bërë, ose me leje në kundërshtim me ligjin, duhet të rrënohen deri në themel, e jo të transferohen te personat e dytë a të tretë të përvetësohen nga dikush tjetër dhe kështu të legalizohen.

-Të gjithë po pyesin pse nuk po arrestohen të korruptuarit dhe të inkriminuarit gjithandej nëpër Kosovë, edhe ata që e shkatërruan, degraduan dhe përfituan kriminalist dukje abuzuar me ligjin në qytetin emblemë të shtetit të Kosovës, në Prishtinë, në kryeqytet i cili në vend që të jetë i mirë ndërtuar, i sistemuar dhe rregulluar, është bërë një qendër e madhe e shpëlarjes së parasë në fushën e ndërtimit nga krimi i organizuar? Të gjithë po pyesin pse drejtësia po vonohet?! Në fakt arrestimi i zyrtarëve në Komunën e Shtërpcës ka qenë vetëm fillimi i vazhdimit të aksionit të policisë sepse nuk do të ndalen vetëm aty, do të hallakatet e dhe dosja e madhe e krimit në Prishtinë.

Kjo qeveri po duket që ka vullnet dhe ka guxim serioz për të vepruar pa dorëza kundër krimit të organizuar. Është shumë e pritshme që këto aksione të policisë për arrestimin e kokave dhe grupeve të krimit dhe nëntokës kriminale , së shpejti aksionet do ti shohim edhe në Prishtinë, në Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovice etj, kudo tjetër. Ndoshta neve na duket që ka një vonesë ose mos veprim, por veprimi kur të ndodhë duhet të jetë i suksesshëm, i dëshmuar dhe i pa kontestuar, prandaj kjo pritje besoj që vjen për faktin se Prokuroria Speciale e Kosovës është akoma duke hetuar dhe mbledhur fakte dhe të dhëna të sakta, gjë që duhet të ndodhë edhe sipas ligjit.

Koha mundë të vonon por drejtësia nuk harron, prandaj është vetëm çështje ditësh kur edhe Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe grupi i tyre kriminal do të befasohen kur të arrestohen. Krimin e organizuar të gjithë e dimë që nuk mundë ta luftojmë 100%, por ajo se çka mundë të bëjmë si shtet është ta parandalojmë dhe ngadalësojmë e minimizojmë maksimalisht krimin. Edhe shtetet më të organizuara me polici dhe shërbime sekrete ende kanë probleme krim të organizuar, sidomos me trafikim njerëzor, prandaj Kosova nuk duhet të mbetet si shtet i veçantë, edhe pse e ka policinë shumë mirë të trajnuar, nuk do të thotë që mundë ta parandalojnë krimin e organizuar në vend. Por Policia e Kosovës në bashkëpunim me gjykata munden dhe duhet të bashkëpunojnë që ti dërgojnë prapa grilave peshqit e mëdhenj, që kriminelët e tjerë ta kuptojnë se në Kosovë ka ligj dhe drejtësi.

Behgjet Pacolli dhe Selim Pacolli mund ti ikin ligjit duke e korruptuar një grup policësh apo gjyqtarësh, por mos të harrojnë se shumë shpejtë do të arrestohen në momentin dhe kohën e duhur. Lejet ndërtimore të dhëna më mito-ryshfet apo me ortakëri me zyrtarët e komunës duhet të anulohen. Ndërtimet pa leje që janë bërë, ose me leje në kundërshtim me ligjin, duhet të rrënohen deri në themel, e jo të transferohen te personat e dytë a të tretë të përvetësohen nga dikush tjetër dhe kështu të legalizohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".