Kundërshtimi i KGJK-së për të ndal ligjin Vetting edhe një argument plus për miratimin dhe fillimin e zbatimit pa vonesë - Drejtësia të pastrohet e reformohet me Vetting!

Kundërshtimi i KGJK-së për të ndal ligjin Vetting edhe një argument plus për miratimin dhe fillimin e zbatimit pa vonesë - Drejtësia të pastrohet e reformohet me Vetting!
Kundërshtimi i KGJK-së për të ndal ligjin Vetting edhe një argument plus për miratimin dhe fillimin e zbatimit pa vonesë - Drejtësia të pastrohet e reformohet me Vetting!

Hasan Preteni

  • 03 January 2022 - 10:49

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Dihet kush i propozon ligjet,kush i miraton dhe kush duhet zbatuar. Këshillat e degraduar te KGJK-së dhe KPK-së duhet sjell para aktit të kryer,nuk duhet pyetur dhe as nuk duhet të kyçen në ndryshimet ligjore.

Ata janë " dëshmuar" si sabotator dhe anti-patriot! Kosova duhet ecur përpara në ndryshimin e situatës së krijuar,përpara ecet me njerëz që janë dëshmuar se e duan një shtet ligjor dhe një patriotizëm institucional serioz e jo matrapaz!.

Zgjedhja e Auditorit Kombëtar, zgjedhja e Drejtorit te Agjencisë kundër Korrupsionit, anulimi i konkursit për Bordin e OSHP-së janë sinjale shumë pozitive se Kosova po ecë përpara. Uroj që viti 2022 të jetë vit i rimëkëmbjes institucionale e ligjore!

-Vettingu duhet bërë. Hezitimi, kundërshtimi i KGJK-së dhe KPK-së duhet forcuar akoma më shumë bindjen se pastrimi duhet të ndodhë. Me mekanizmat ndërkombëtare duhet bashkëpunuar dhe duhet bashkërenduar angazhimet sepse ndihma e tyre është e nevojshme dhe e domosdoshme. Më mirë është që procesi pak të ngadalësohet se sa të nxitohet dhe të gabohet!

Jemi dëshmitar në baza ditore se policia e ka shtuar angazhimin por pa prokuror dhe gjyqtar rezultatet nuk mund të ndodhin.

Qeveria duhet anuluar vendimin për rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe pastaj të fillon aktivitetin drejt pastrimit final. Modeli i Shqipërisë është i kjartë, tri faza.

Nën një aplikimi i personelit të tanishëm, masa tjetër është vlerësimi i performancës së deritanishme,vlerësimi i prejardhjes së pasurisë dhe në fund lidhja e kandidatëve me krimin. Kosova e ka shume lehtë, rezultatet e punës jane ZERO, mbeten dy testimet e tjera.

Debati në media në lidhje me refuzimin-bllokimin e bashkëpunimit të dy këshillave me Ministrinë e Drejtësisë duhet neglizhuar fare. Dihet kush i propozon ligjet,kush i miraton dhe kush duhet zbatuar.

Këshillat e KGJK-së dhe KPK-së duhet sjell para aktit të kryer,nuk duhet pyetur dhe as duhet të kyçen në ndryshimet ligjore. Ata janë " dëshmuar" si sabotator dhe anti-patriot e te degraduar.

Kosova duhet ecur përpara në ndryshimin e situatës së krijuar,përpara ecet me njerëz që janë dëshmuar se e duan një shtet ligjor dhe një patriotizëm institucional. Zgjedhja e Auditorit Kombëtar, zgjedhja e Drejtorit te Agjencisë kundër Korrupsionit, Anulimi i konkursit për Bordin e OSHP-së janë sinjale shumë pozitive se Kosova po ecë përpara.

Uroj që viti 2022 të jetë vit i rimëkëmbjes institucionale e ligjore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".