Pa humbur kohe paravetingu me vlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve të fillon tani!

Pa humbur kohe paravetingu me vlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve të fillon tani!

Hajrullah Tërnava

  • 04 January 2022 - 17:46

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se tash po mbetet fillimi i ndërmarrjes së masave të ligjshme nga  këto institucione që investojnë me paga të majme në funksionimin e institucioneve të drejtësisë, që të fillojnë  me një proces të drejtë dhe pa vonesë për ta pastruar nga strukturat e kontrolluar prej mafio politikës dhe krimit të organizuar, duke  lehtësuar dhe mundësuar pastaj edhe një proces të drejtë dhe më të shpejtë të fazës Vettingut pas miratimit të tij të vonuar që do të jetë jo më shpejtë se në 6 mujorin e parë të  viti në vijim.

Për Kosovën është në interesin e sajë  të shpejtohen procedurat për jetësimin e Vettingut, e që për pasojat e zvarritjes tani i kemi të  qartë pse  ishin deri më tani, e që edhe në këto momente e  kohë po ballafaqohemi me ato pasoja të zvarritjes së ligjit Vetting. Ato po vijnë për shkak të vazhdimit burokratik të ndërhyrjes së komisionit të Venecias, edhe në konsultat dhe komentet për versionin final të ligjit i cili do të duhej proceduar për votim në Kuvendin e Kosovës.

Ministria e Drejtësisë që tani duhet te veproj në bashkëpunim me zyrën ligjore të kryeministrit dhe me Presidencën, që të fillojnë me një vlerësim paraprak të detajuar të përformancës individuale  të drejtuesve Prokurorëve dhe gjyqtarëve, bazuar në raportet zyrtare që i hartojnë KPK dhe KGJK, për të kërkuar pa hezitim shkarkimin e tyre dhe zëvendësimin me personel të ri, pasi që Kosova ka mjaftueshëm kuadro të reja të fushës së jurisprudencës, të pa korruptuar dhe të pa shantazhuar që duan dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi në zbatimin e ligjit.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se rekomandimet përfundimtare për ligjin Vetting nga Komisioni i Venecias pritet të jepen në muajin mars dhe jo më herët, kështu që procedura e miratimit dhe fillimit të zbatimit të këtij ligji do të merr më shumë kohë se sa që ishte parashikuar, kur Qeveria kishte planifikuar që miratimi të jetë në këtë vit kurse fillimi i zbatimit viti 2022. “Jemi duke pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Vettingun në sistemin e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që kemi marrë në muajin mars 2022 do të na japin opinionin e tyre për këtë çështje, kur ta marrim atë opinion, do t’i shohim rekomandimet dhe do të vazhdojmë tutje duke i aplikuar ato”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Po ashtu ajo ka treguar se edhe raportet me Këshillin Prokurorial nuk janë duke shkuar në të njëjtin drejtim me agjendën e Ministrisë sepse në Këshillin Prokurorial nuk pajtohen në tërësi me qasjen e pakos për reformat të cilat i ka nisur Qeveria në aspektin ligjor. “Më tepër besoj që për këtë arsye janë reformat në drejtësi që kanë nisur nga Ministria e Drejtësisë.

Mendoj që këto reforma nuk duhet të ju pengojnë  atyre. Mos-prania e tyre sidomos në çështjen e Vettingut, është se ata konsiderojnë që nuk duhet të ketë Vetting, por për këtë kanë vendosur qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ne do ta bëjmë atë ”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.

Gjithsesi se tash po mbetet fillimi i ndërmarrjes së masave të ligjshme nga  këto institucione që investojnë me paga të majme në funksionimin e institucioneve të drejtësisë, që të fillojnë  me një proces të drejtë dhe pa vonesë për ta pastruar nga strukturat e kontrolluar prej mafio politikës dhe krimit të organizuar, duke  lehtësuar dhe mundësuar pastaj edhe një proces të drejtë dhe më të shpejtë të fazës Vettingut pas miratimit të tij të vonuar që do të jetë jo më shpejtë se në 6 mujorin e parë të  viti në vijim.

Jetësimi i Vettingut në vendin tonë do të jetë  edhe një argument dhe dëshmi se kur punohet për të mirën e vendit ato të mira do ti japin frytet e saja, dhe me këtë do të argumentohet se askush nuk mund të jetë  mbi ligjin, e sidomos mbas një kohe kur në ato poste të rëndësishme kur dikur ka lulëzuar  krimi, tani do të krijohet një kulturë krejt tjetër e cila do ti luftoj të gjitha të këqijat nëpër ato institucione dhe nga këto institucione do të nxirret mësimi se si në institucionet shtetërore tani punohet ligjshëm për të mirën e qytetarëve dhe ligjeve në fuqi, dhe shteti i ynë mundë të jetë shembull për të mirë edhe për rejonin, për jetësim të ligjeve dhe kushtetutshmërisë së saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".