Lexoni edhe:
Njolla e zezë e ish krerëve të UÇK-së para Gjykatës Speciale, akuzat për vrasjen e shqiptarëve të etiketuar si bashkëpunëtor të regjimit serb
Shkruan: Analisti - Xhevat Meha
Sigurisht se aksionet e numërta të policisë për goditjen e grupeve kriminale në pjesën e dytë të vitit që po mbetet prapa janë veprime konkrete në fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit. Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë punë të mirë në këtë segment. Edhe Ministria e Drejtësisë është duke punuar mirë në fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit, ka përgatitur disa dokumente të rëndësishme për ndryshimet që janë të domosdoshme për t'u kryer.
Mirëpo, sipas gjykimit tim, kjo dinamike nuk është dukë u përcjell sa duhet nga Kryeministria dhe Presidenca e vendit!
-Presidenca është garantuese e fundit e funksionimit të institucioneve të shtetit. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurial i Kosovës ka shumë vite që me vullnetin e tyre kanë dështuar tërësisht në kryerjen e funksionit që Kushtetuta e Kosovës u jep të drejta dhe përgjegjësi!
Per kete , Presidenca nuk guxon të qëndroj indiferente, duhet të marre masa për të siguruar funksionimin e duhur të këtyre dy institucioneve.
Edhe Kryeministria është duke qëndruar pasive në fuqizimin e zbatueshmerisë së ligjit në Kosovë. Ka disa muaj që Kryeministria ka pranuar dokumente nga Ministria e Drejtësisë por që këto dokumente nuk po i procedon tutje.
Edhe goditjet e grupeve kriminale pa ndërmarrjen e veprimeve përcjellëse në segmentet e prokurorisë dhe gjyqësisë do të përfundojnë ashtu si kanë përfunduar të gjitha arrestimet e deritanishme për shumë vite.
Në gjykimin tim, pasiviteti i Kryeministrit vjen nga njëra ose tjetra nga këto dy arsye:
Zbatimi i maturisë në ndërmarrjen e veprimeve, dhe
ii) Lojë politike e Albinit.
Nëse është e para, arsyetohet.
Nëse është e dyta nuk arsyetohet.
Ajo çka më shtyn të mendoj se është lojë e Albinit është fakti se as Lumir Abdixhiku dhe as Memli Krasniqi nuk kanë paraqitur as edhe preokupimin më të vogël për fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit, janë duke zbatuar politikën e “etërve” të tyre krimo-politik, Hashimit dhe Isës, që zbatueshmëria e ligjit në Kosovë të jetë në nivelet më të ulëta të mundshme, politikën që mundësisht ndëshkueshmëria ndaj krimit të jetë zero!!!
Duke e pasur të ditur këtë, Albini mundë të veproj ngadalshëm për të zgjatur qeverisjen e vetë për faktin se nuk ka forcë tjetër politike që do të shtynte përpara fuqizimin e zbatueshmërisë së ligjit!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".