Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb që prodhon një republikë serbe me ndarje të shtetit të Kosovës!

Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb që prodhon një republikë serbe me ndarje të shtetit të Kosovës!
Kosova nuk mund ta pranon asociacionin serb që prodhon një republikë serbe me ndarje të shtetit të Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2022 - 09:46

Shkruan: Analisti- Muhamet Kelmendi

Çështja e Asociacionit të Komunave të formuara serbe në Kosovë ka marrë një pozite jo të qartë në kuptim të ndërtimit apo jo të këtij subjekti. Natyrisht se nga BE dëgjohet duke thënë:

" BE nuk është në gjendje të ja imponon Kosovës një subjekt (...).Palët vendosin vetë (...)". Është mirë që edhe një herë të theksohet se një Asociacion i nënshkruar nga z. Thaçi dhe z.Mustafa është de-fakto shkatërrim i Republikës.

Kuptohet se nga Gjykata Kushtetuese u dhanë mbi 23 vërejtje në Marrëveshjen e vitit 2015. Mirëpo, kjo gjykatë la në fuqi Marrëveshjen e vitit 2013, me vërejtjet e bëra në fushën juridike, ekzekutive dhe ekonomike e politike. Vërejtjet treguan se ka mundësi të ndërtohet një Asociacion por, pa kompetenca ekzekutive sikurse ndonjë shoqatë. E mu këtu nuk ka nevojë fare të merret shteti me një shoqatë. Po dëgjohet gjithashtu mendimi: " Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative për Kosovën, sikurse është edhe Kushtetuta akt obligative".

Ky mendim është i qëlluar vetëm atëherë kur nuk preken normat kushtetuese. Në këtë rast vepron gjyqësori dhe edhe nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje, ajo anulohet nga Gjykata Kushtetuese. E nëse ecë çështja, sepse nuk bëhet padi, përsëri organet kanë mundësi për të vepruar. Fjala është këtu për padi dhe verdikt të Gjykatës Kushtetuese.

Në aspektin kushtetues është Kosova shoqëri multi etnike. Kjo bazë e ndalon ndonjë organizim një nacional. Mbi këtë ka mundësi të anulohet nga Gjykata Kushtetuese edhe Marrëveshja e vitit 2013. Në Republikën e Kosovës është një Asociacion i Komunave. Komunat serbe kërkohet të bashkohen me këtë Asociacion dhe t'i nënshtrohen ligjeve të Republikës. Kjo është baza kushtetuese. Marrëveshjet kanë vlerë kur nënshkruhen.

Çështja është se vetëm forma e shkruar prodhon efekte juridike ndërkombëtare. Megjithatë, gjendja na tregon, se Kosova e ka një pozitë shumë më të favorshme në raport me shtetin serb. Republika ka mundësi të përgatitet dhe kur është nevoja të paraqes zgjidhjen për asociacionin. E para, është Asociacioni i Komunave në Kosovë, si formë inkuadrimit në të dhe së dyti, një Asociacion në formë të shoqatës, pa asnjë kompetencë politike, juridike, ekzekutive etj. Kjo përgatitje është e domosdoshme. Mirëpo, jo duke u ngutur. Aktualisht, Republika kërkohet të paraqet padi për gjenocid kundër shtetit serb dhe të qëndroj në temat që i ofruar për dialogim me shtetin serb në Bruksel. Këtu duhet përmendur gjetjen e të zhdukurve në Serbi. Natyrisht se dëmshpërblimi ( reparacionet e luftës) duhet të zënë vend kyq. Por, nuk duhet ecur pa njohje të shtetit dhe pa përgjegjësi penale për shtetin serb.

Mirë është të kërkohet të organizohet një gjykatë penale ndërkombëtare për krimet dhe për terrorin e shtetin serb.

Temat e tilla kanë rëndësi jetike. Së pari, për BE-në që të kuptohet se terrori dhe dhuna nuk tolerohen dhe se dënimet janë individuale dhe kolektive, si dhe së dyti, për popujt e terrorizuar realizohet një farë drejtësie. Rruga e tillë shpie nga zgjidhja e problemeve midis popujve dhe shteteve në Ballkan.

Nuk ka zgjidhje të njëanshme. Pa këtë mënyrë të përgjegjësisë së shtetit serb, vetëm konflikte të reja do të kemi në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".