Po shihet drita në fund të tunelit, adaptim i legjislacionit për ndryshimet në krye të organit të akuzës!

Hasan Preteni

  • 15 January 2022 - 09:09

Shkruan: ANALISTI – Hasan Preteni

Duhet të shfrytëzohet edhe përkrahja e Ambasadës Britanike në seleksionimin e titullarëve tjerë të mekanizmave që kanë për mision fuqizimin-sundimin e rendit dhe ligjit. Janë për tu përshëndetur edhe aksionet e fundit të policisë. Shpresojmë se edhe "gjyqësori" të jetë në nivelin e detyrës dhe të gjitha rastet e hapura ti procedon me sukses duke i dënuar penalisht këta të kupolës së krimit dhe të konfiskohet pasuria e përfituar si rezultat i veprave kriminale.

-Qeveria amerikane, politika amerikane, ka qenë në vazhdimësi mbështetja më e madhe në shtet ndërtimin e Kosovës. Kishte qenë mirë që përvojat e mira nga Tirana ti përcjellin dhe zbatojnë edhe në Kosovë. Në Tiranë zgjati më shumë se që ishte planifikuar por rezultatet e mira veç kanë filluar të duken. Drita në fund të tunelit po shihet. Adaptim i legjislacionit,ndryshimet në krye të organit të akuzës, uroj të vjen dikush që është profesionist, i guximshëm dhe patriot institucional.

Duhet të shfrytëzohet edhe përkrahja e Ambasadës Britanike në seleksionimin e titullarëve tjerë të mekanizmave që kanë për mision fuqizimin-sundimin e rendit dhe ligjit. Janë për tu përshëndetur edhe aksionet e fundit të policisë. Shpresojmë se edhe "gjyqësori" të jetë në nivelin e detyrës dhe të gjitha rastet e hapura ti procedon me sukses duke i dënuar penalisht këta të kupolës së krimit dhe të konfiskohet pasuria e përfituar si rezultat i veprave kriminale.

Po mungon përkrahja mediale dhe ajo e shoqërisë civile. Këto të fundit më shumë merren me problemet e Kazakistanit dhe Ukrainës se sa lëvizjeve pozitive të policisë së Kosovës. Institucionet kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, qytetari duhet informuar për të gjitha këto. Njësiti i vetëm për matjen e "pranisë së korrupsionit" është perceptimi i publikut e ai ndryshohet nëse qytetarët informohen drejtë dhe mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".