Fati i dialogut të bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale nuk zgjidhet pa ndërhyrje të vendosur nga SHBA dhe BE!

Fati i dialogut të bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale nuk zgjidhet pa ndërhyrje të vendosur nga SHBA dhe BE!
Fati i dialogut të bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale nuk zgjidhet pa ndërhyrje të vendosur nga SHBA dhe BE!

Blerim Burjani

  • 15 January 2022 - 17:37

Shkruan: ANALISTI – Blerim Burjani

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për momentin është i bllokuar. Pra për shumë ky dialog nuk ekziston, përderisa palët thonë se janë pro dialogut, por se dialog realisht dhe praktikisht nuk ka! Dialogu i bllokuar është i dëmshëm për të dy palët. Serbia ka interes ta shtyj përpara dialogun vetëm për procesin e asociacionit, përderisa kjo Qeveri nuk ka gatishmëri të flas më për asociacionin e komunave serbe.

-Kjo qeveri tani e ka vendos kufirin e kuq apo linjën e kuqe deri ku mundet dhe përtej së cilës nuk mundë të bisedohet me Serbinë. Pra Qeveria konsideron se nuk mundë të ketë dialog me Serbinë për de funksionalizimin dhe dezintegrimin e shtetit të Kosovës në pikëpamje të shtetit unitar, përderisa Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj është shumë e qarte se mundë të ketë, por pa ndërhyrje në 23 pika të kushtetutës. Pra tash SHBA dhe BE e duan një lloj asociacioni, kurse kjo qeveri është kundër çfarëdo krijese të tillë mono etnike dhe dezintegruese në kuptimin e difuzionimit kushtetues. Dialogu mund të vazhdoj por me formën ishte qe një vit jo sepse është i pakuptimtë ,nëse të dyja palët nuk e duan zgjidhjen.

Kosova nga ana e vetë është e qartë, e do një zgjidhje por jo me zgjidhje plus siç pretendon Serbia, pra kjo zgjidhja + nuk mund të ndodhë. Tashmë plani i Ahtisarit mbetet e vetmja zgjidhje për të drejtat e pakicave. Njëherë me këto zhvillimet nuk pres kurrfarë zgjidhje e as marrëveshje, edhe pse potenciali i SHBA me njerëz të fuqishëm të diplomacisë po përgatitet për një marrëveshje , tash sa është edhe BE e interesuar pritet të shihet. Gjatë mandati të presidencës franceze në BE është e rëndësishme për ta shtyrë përpara një zgjidhje së bashku me SHBA-të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".