Kosova nuk duhet të pranon intrigat, shantazhet e kushtëzimet pavarësisht nga kush vijnë

Kosova nuk duhet të pranon intrigat, shantazhet e kushtëzimet pavarësisht nga kush vijnë
Kosova nuk duhet të pranon intrigat, shantazhet e kushtëzimet pavarësisht nga kush vijnë

Shefik Shkodra

  • 15 January 2022 - 12:50

Shkruan: ANALISTI – Shefik Shkodra

Të politizuar jemi të gjithë kur bëhet fjalë për gjendjen e përgjithshme të Kosovës dhe për statusin e saj, por nuk jemi të shqetësuar me Qeverinë e Albin Kurtit. E kemi parasysh se, ky njeri nuk lufton veç për karrierë dhe interes personal; Albin Kurti, është parë, nuk është njeri që blihet dhe nuk e shet vendin e vet; nuk është personalitet injorantë (nuk i del prej goje për mosdije) dhe nuk do ta zhgënjejë elektoratin, atdhetarët dhe të gjithë qytetarët Kosovës, pavarësisht se çfarëdo të mendojnë të tjerët.

Çka flasin e llomotitin disa mercenarë e disa të zënë peng me veprimtarinë e tyre të kësaj periudhe njëzet e sa vjeçare. Kolaboracionistët e dikurshëm dhe të tashëm shqiptarë me Serbinë, duhet ta mbyllin gojën e të heshtin dhe duhet larguar nga institucionet. Krejt paaftësia dhe manovrimi për interesa të tyre e kanë sjellë Kosovën në zgrip. Gjendja është përshkuar me pa siguri nga brenda dhe bashkë me kët edhe me çështje sociale; shkaktari kryesor është privatizimi, korrupsioni, nepotizmi, mosfunksionimi i ligjit, etj. të gjitha këto veprimtari kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj. S’ka çka përzihet askush në drejtimin e institucioneve. Ata që dërgojnë “selame”, të strukur nga birucat, është parë se nuk kanë pasur konsistencë në dialogun për marrëveshje me Serbinë. U ka munguar vullneti dhe ndjenja për atdheun. Dihen mirëfilli me emër e mbiemër kush ishin dhe kush po përpiqen të shkatërrojnë shtetësinë e këtij vendi. Problemi i tyre është pasuria e “futua”, atë dert e kanë. U pa si shkoi toka në M. të Zi, Maqedoni, si deshën t’ia falin edhe Serbisë, si ia nënshkruan një republikë Serbisë në Kosovë, etj. Po u pa edhe tregtia e allishverishi me serbët e veriut. Le të rrinë pak urtë! Institucionet e Kosovës janë të pavarura e të qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë jemi duke përcjellë gjendjen. Të gjithë janë pas kësaj qeverie deri në atë çast të qeverisjes së tyre për vendin dhe qytetarët. S’ka nevojë ato karta të djegura të hyjnë në këtë lojë më. E dini cilët janë kartat e djegura?!  Në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohen kërkesat që cenojnë integritetin e vendit dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Kosova është shtet i pavarur njëherë e përgjithmonë. Nuk duhet të lejohet Lëmë e Dreqit, sikur ishte deri më tash. Serbia nuk ka hise në këtë vend, as historikisht e as juridikisht. Institucionet e tyre, varësisht prej personave, mbahen me propagandë e intriga. Me para e me shantazhe.  U pa se edhe BE është e padrejtë me tipat që vendos për ndërmjetësim. As Mogherini e as Boreli...Këta janë vetëm ndërmjetësues, por jo edhe për fshirjen e shtetit të Kosovës. Këta kanë bërë humor me përfaqësuesit e Kosovës deri në këto kohë. Me këta tipa mori forcë Serbia. Këta duhet ta dinë se shqiptarët kanë pasur një luftë të ndytë me Serbinë. Evropianët duhet ta kenë të qartë se nuk mund të futet Serbia në Kosovë. Shqiptarët nuk e dorëzojnë vendin e tyre që të mbeten sërish nën thundrën e fantazmave. Ne shpresojmë në amerikanët, më të besueshmit për Kosovës. Boreli dhe borelët duhet ta kenë të qartë se, nuk po luajmë kush çka mund të përvetësojë në Kosovë dhe nga Kosova. Merret me mend se Borel dhe ndonjë si ai janë të stimuluar dhe me dëshirë të madhe për përfitime tjera. Nuk kemi vend tjetër. Serbia i ka pushtuar shumë vende tjera të shqiptarëve. Këtë duhet ta dinë evropianët, por edhe ngelaqët e keq shqiptarë. Pse të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë? Duan të thonë se, qe Kosova është nën juridiksionin e Serbisë. Ahë! Boreli ndihmës i pasionuar i Serbisë! Është parë edhe më herët puna e tij. Po pse u bë luftë në mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë? Që Serbia të fitojë tapi të re mbi Kosovën? Kjo është e papranueshme. Kjo është intriga e radhës nga BE. Kësaj mund t’i bashkëngjitet edhe dikush tjetër publikisht, por nuk duhet të hyjë Qeveria e jonë në kurrfarë bisede lidhur me këtë si me rastin e këtij referendumit serb. Qytetarët serbë në Kosovë nuk janë të Serbisë. Kjo është toleruar më herët. Këtë e kanë bërë ata që po flasin rrugëve, kafeneve, e madje edhe nëpër institucione. Pse? Që të mos i prishet fjala e atyre që i bënë gabimet. E atyre që nuk kanë menduar për këtë vend. Në mesin e shqiptarëve po shihet andej e këndej se gjinden kolaboracionistë si gjithmonë. Ata veç i “mprehin dhëmbët”, në mos u del diç prej zallogave. Këto janë planifikime prej Serbisë, Evropës e deri te shqiptarët, si është rasti me Ballkani i hapur. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".