Sigurimi i investimeve të huaja dhe stimulimi i sektorit privat në ekonomi, shpresa e vetme e zhvillimit

Sigurimi i investimeve të huaja dhe stimulimi i sektorit privat në ekonomi, shpresa e vetme e zhvillimit

Hajrullah Tërnava

  • 16 January 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI –Hajrullah Tërnava

Në këtë gjendje çfarë mbretëron te të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, të vetmet shpresa janë që ta gjejnë mënyrën si me ikë nga Kosova, për në shtete të BE-së, prandaj tani nëse na hiqen pengesat që ekzistojnë  deri më tani, që nuk na u lejua ende Liberalizimi i vizave, është një përshtypje që rinia do të ikë  pasivisht jashtë Kosovës në rastin e parë që t’iu  epet mundësia. Prandaj qysh tani po bëhet tepër shqetësues, madje dhe një alarm i madh që duhet ta zgjon nga gjumi për masa urgjente edhe Qeverinë e Kosovës, publikimi i të dhënave zyrtare të aplikimit për viza pune jashtë vendit nga qytetar të Kosovës, sidomos mësymja drejtë tregut gjerman të punës dhe zbrazjes së vendit nga fuqia më e shëndoshë punëtore.

Në situatën në të cilën tani gjendet Kosova, ku nuk ka as Liberalizim të vizave dhe si vendi ma i izoluar në botë, e kur dihet papunësia e madhe që e kemi në Kosovë, e sidomos edhe në ato vende të punës ku iu mundësohet të rinjve të punojnë, edhe që i kanë krye fakultete të ndryshme, janë të detyruar të punojnë për një „kafshatë goje“ me rroga tepër të vogla dhe që si përkasin profesionit  për të cilin i kanë kryer shkollimet paraprake, prandaj edhe po detyrohen të marrin boten në sy. Kryesisht deri më tani janë rehatuar një numër i vogël që punësohen në institucionet publike  të Kosovës, ku thuajse  deri më tani në ato vende punë, punësoheshin të rinj që ishin në lidhje farefisnore me të fortit e shtetit, prandaj edhe kjo mënyrë e punësimeve të tilla të të rinjve, shumicës tjetër  ua ka humbur shpresën, nuk shohin perspektivë të punësimeve për ato kualifikime që i kanë arritur sa i kanë krye shkollimet e tyre. Në këtë gjendje çfarë mbretëron te të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, të vetmet shpresa janë që ta gjejnë mënyrën si me ikë nga Kosova, për në shtete të BE-së, prandaj tani nëse na hiqen pengesat që ekzistojnë  deri më tani, që nuk na u lejua ende Liberalizimi i vizave, është një përshtypje që rinia do të ikë  pasivisht jashtë Kosovës në rastin e parë që t’iu  epet mundësia. Prandaj qysh tani po bëhet tepër shqetësues, madje dhe një alarm i madh që duhet ta zgjon nga gjumi për masa urgjente edhe Qeverinë e Kosovës, publikimi i të dhënave zyrtare të aplikimit për viza pune jashtë vendit nga qytetar të Kosovës, sidomos mësymja drejtë tregut gjerman të punës dhe zbrazjes së vendit nga fuqia më e shëndoshë punëtore. Sipas njoftimit më të ri nga Ambasada e Gjermanisë, vetëm në muajin dhjetor të vitit 2021 janë pranuar  56,639 aplikime për terminë për vizë pune nga qytetarët e Kosovës. Sipas një vlerësimi më të thjeshtë  dhe tejet konservator, kjo i bije se rreth 4% e popullsisë së moshës rritur, fuqi potenciale punëtore, qysh në dhjetor, kanë shprehur interesim të largohen nga Kosova drejt Gjermanisë që nga moment i parë nëse ju aprovohet kërkesa. Një trend i largimit te rinise nga Kosova është i rrezikshëm për vendin  dhe disponim kaq i madh dhe negative i largimit të të rinjve nga vendi. Duhet ta kemi të qartë se në këtë rast po diskutojmë dhe i kemi të dhënat vetëm për një shtet evropian sikur që bëhet fjalë për Gjermanin, por askush nuk e di sa kërkesa të tilla janë në ambasadat tjera , dhe nëse merren parasysh edhe ata qytetar që aplikojnë në ambasadat tjera, të cilat nuk i bëjnë publike dhe transparente këto të dhëna, si dhe ata e ato që dalin ilegalisht, dhe por edhe gabimet në matje që i bën ASK-ja në raportet periodike të trendit të lëvizjes së fuqisë punëtore, atëherë kjo përqindje e interesimit të qytetarëve dhe përpjekjes për tu larguar nga vendi, me siguri se është shumë më e lartë, mbase edhe dyfishi i kësaj shifre zyrtare. Këto të dhëna tani që i posedojmë nga ambasadat e huja që janë në Kosovë, duhet të jenë  një shqetësim për Qeverinë në pushtet, prandaj duhet që sa më parë të veproj  me urgjencë Qeveria e Kosovës për të joshur investimet e huaja dhe  stimuluar sektorin privat vendor për hapjen e vendeve të reja të punës, në mënyrë që të zbutet sado pak dhe ulet ky trend i disponimit për largim nga vendi, kur dihet se ky është problem shumë i madh për shtetin dhe të ardhmen e një  shoqërie në tranzicion, problem që po i frikëson edhe vendet e BE-së nga ndonjë lëvizje akoma më masive në rastin eventual të liberalizimit të vizave, prandaj ka një hezitim edhe të kësaj natyre, sepse një nga kriteret për liberalizim vizash, përveç sundimit të ligjit, për të gjitha vendet ka qenë dhe vazhdon të mbetet edhe stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i shtetit, për të pasur lëvizje të kontrolluar të qytetarëve në suaza të normales. 

Ndryshe për shkak të kërkesës tejet të madhe për termin për aplikim për vizë, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, nga dhjetori 2021 ambasada e Gjermanisë ka vendosur që terminët do të caktohen nëpërmjet një procedure të shortit, ku  në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termin për aplikim për vizë. Periudha e saktë e hapjes së terminëve do të publikohet këtu secilin muaj. Pas mbylljes së listës, nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm pasues. Nëse Qeveria në pushtet nuk ndërmerr masa avancuese për hapjen e vendeve të reja të  punës me të ardhura sa për të jetuar komod dhe në mënyrë modeste, zbrazja e rinisë nga Kosova është e pamohueshme, e pa shmangshme dhe me këtë trend, do të ju  plotësohet dëshira  shteteve armike ndaj Kosovës, që janë në gjendje edhe ti stimulojnë zbrazjet e tilla nga rinia e Kosovës, për qëllime  të tyre që tani i kemi të qarta. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".