Gjykatës Komerciale nga Qeveria një goditje e rëndë për klanet në sistemin e drejtësisë, të lidhura me rrjetin e mafio-politikës

Gjykatës Komerciale nga Qeveria një goditje e rëndë për klanet në sistemin e drejtësisë, të lidhura me rrjetin e mafio-politikës

Hajrullah Tërnava

  • 23 January 2022 - 17:00

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Këtë veprim të kësaj qeverie do ta përkrahin edhe ndërkombëtarët, gjë që ka gjasa që edhe shtete tjera që iu mungon ky gjyq ta përvetësojnë dhe ta marrin për model në funksion të drejtësisë edhe ne shtetet e tyre, prandaj sa më parë që të miratohet dhe të funksionoj si gjykatë e pa varur, aq më mirë. Luftimi ndaj të këqijave në vendin tone do të jetë edhe  më efikas dhe veprat kriminale si të tilla që ishin në të kaluarën në “out-side” dhe parashkruheshin, tash e tutje do të kenë adresë të saktë,  do ta kenë mundësinë të zbardhen dhe mos të parashkruhen.

Miratimi i një Ligji të veçantë  për themelimin e Gjykatës Komerciale do të ishte një ndihmë e madhe për gjykatat e Kosovës, sepse do të ndodhë ndarja  e profilit të çështjeve që do të trajtohen nëpër gjykata sipas fushave të caktuara. Në këtë rast ndihma ndaj gjykatave për ta lehtësuar barrën e tanishme të punës së tyre konsiston në faktin se pas krijimit të Gjykatës Komerciale, ky institucion i ri i drejtësisë  do të merrte mbi vete  vetëm ato vepra kriminale që bien në kompetencë të këtij gjyqi që do ta luftoj këtë lloj, të krimit komercial, por edhe do të përshpejtohet zgjidhja e kontesteve administrative e të tjera në mes të bizneseve si dhe në raport biznese institucione të shtetit, që jemi mësuar të zvarriten e bllokohen pa arsyeshëm nga egoja burokratike. Pra kjo ndarje e re, me krijimin e kësaj gjykate, do të ndikon që të ju lehtësohet puna dhe efikasiteti të gjitha niveleve të gjyqësorit  cili tp të profilizohet dhe do të obligohet që të jetë më efikas e më i suksesshëm.  Prandaj miratimi Ligjit për Gjykatën Komerciale është një hap serioz i Qeverisë Kurti në projektin për reformim të sistemit të drejtësisë dhe duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi që kjo gjykatë do të merret ekskluzivisht me zbatimin e ligjit dhe të së drejtës në aspektin profesional në fushën e të bërit biznes, duke u ndarë si sektor krejtësisht i veçantë dhe i pa ndikuar nga ngarkesat që kanë gjykatat me lëndët e zakonshme  të karakterit penal e kriminal. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përshëndetur me të drejtë miratimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale i cili në seancën e kësaj të premte mori votën e 74 deputetëve. Pra, nota pozitive duhet dhënë edhe deputetëve të Kuvendit të cilët e ndihmuan Qeverinë në një  projekt serioz për të cilin foli Kryeministri Kurti pas votimit në lexim të parë në Kuvend. ku  deklaroi se tash është hapur rruga për krijimin e kësaj gjykate për të cilën ishte edhe zotimi i tyre zgjedhor dhe prioritet në programin qeveritar. Përfitues nga kjo Gjykatë, sipas Kryeministrit Kurti do të jenë bizneset e sektorit privat. Kryeministri jo rastësisht e ka përmendur sektorin privat të ekonomisë si përfituesi kryesor nga funksionalizimi i Gjykatës  Komerciale  sepse ai  e tha që  për një kohë shumë të gjatë sektori privat është ballafaquar me sfida që i kanë frenuar bizneset e tyre për shkak të mungesës së efikasitetit në gjyqësor, për pasojë të procedurave të stërzgjatura për zgjidhjen e rasteve, ekspertizave profesionalisht jo të kënaqshme apo numrit të vogël të gjyqtarëve. Këtë e ka arsyetuar me të dhënën e bërë publike sipas të cilës vetëm për tri vite (2018, 2019 dhe 2020), në Departamentin për Çështje Ekonomike janë hapur 2260 konteste mes bizneseve, nga të cilat 15 raste kanë vlerë mbi 1 milion euro secila. Ai po ashtu ka potencuar se Ligji për Gjykatën Komerciale krijon mundësi të mjaftueshme për rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve tregtare, me qëllim që të drejtat e bizneseve të fituara nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare dhe administrative të realizohen pa vonesa, duke lehtësuar kësisoj shfrytëzimin e kapitalit. Ligji siguron lirinë e sipërmarrjes, barazinë e palëve, të drejtën e pronës dhe zbatimin e kontratave, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po ashtu, ndërton besimin e investitorëve, duke përfshirë mërgatën tonë, dhe i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës. Ndryshe Kryeministri ka thënë se Departamenti Ekonomik i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka operuar me kapacitete mjaft të kufizuara, me ç’rast mesatarja e zgjidhjes së vetëm një rasti të natyrës ekonomike merrte 4 deri në 5 vite kohë. Po ashtu i pari i Qeverisë tha se themelimi i kësaj gjykate do ta përmirësojë edhe gjendjen përmes aktgjykimeve meritore për zgjidhje përfundimtare të rasteve nga gjyqtarët dhe se ky ligj do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitivë për vendin. Themelimi i Gjykatës Komerciale do të përmirësoj gjendjen përmes aktgjykimeve meritore për zgjidhje përfundimtare të rasteve nga gjyqtarët, numri i të cilëve do të rritet konsiderueshëm, nga vetëm 5 sa kanë qenë deri tash. Mbi 3.000 raste qysh në fillim do të jenë subjekt shqyrtimi i kësaj Gjykate, që do të ketë juridiksion edhe për rastet përmbarimore, duke zgjidhur afërsisht 500 raste të kësaj natyre në vit. Ky ligj do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv në vendin tonë. Lehtësohet tërheqja e investimeve të jashtme, duke na bërë kredibil, seriozë dhe të përkushtuar për drejtësi dhe të drejtën, drejt zhvillimit ekonomik. Ligji për Gjykatën Komerciale i shërben shtetit të së drejtës si parakusht të zhvillimit ekonomik. E veprim shumë pozitiv të Qeverisë Kurti e ka vlerësuar miratimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale edhe Misioni i USAID në Kosovë, ngase një rol   kryesor këshillëdhënës në hartimin e ligjit gjatë procesit e ka pasur edhe  USAID-i me ekspertët e vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".