Largimi i mjekëve dhe profesionistëve mjekësor e vë në rrezik shëndetësinë kosovare

Largimi i mjekëve dhe profesionistëve mjekësor e vë në rrezik shëndetësinë kosovare
Largimi i mjekëve dhe profesionistëve mjekësor e vë në rrezik shëndetësinë kosovare

Shefik Shkodra

  • 24 January 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Një ndër segmentet që po paraqet problem mjaft të rëndë është edhe shëndetësia. Numër i madh i personelit të rinj nga mjekësia ka ikur në botën e jashtme dhe për çdo ditë kërkojnë edhe të tjerët të largohen, për shkaqe materiale në rend të parë. Mendoj se përpjekjet nga ana Qeverisë për të bërë diçka në zvogëlimin e këtij trendi negativ nuk do të mungojnë. Dhe do të ishte shumë pozitiv angazhimi i Qeverisë edhe më tepër, për aq sa e lejojnë mundësitë.

-Kur e përmendin liberalizimin e vizave disa deputet të partive, që ishin në pushtet, të vjen ndot për vjellje. Po sa kohë është përmendur kjo çështje. Ju nuk ia arritët qëllimit. Dhe nuk është realizuar për shkak të korrupsionit dhe sigurisë së këtij vendi. Po çka sjell liberalizimi dhe anëtarësimi në Shengen? Përveç tjerash, ikjen sa më të shpejtë të fuqisë punëtore, të intelektualëve të rinj të profesioneve të ndryshme. Pse? Sepse për njëzet vite nuk ka menduar as s'ka bërë gjë për ndalë në vend të vet. Përveç familjes së tyre, nuk është marrë seriozisht askush me këtë çështje. Në këtë kohë të kësaj pandemie e cila ka shkaktuar dëm jo veç në jetët e njerëzve, por edhe dëm në ngecjen e zhvillimit ekonomik, është vështirë të gjenden mundësitë për një rehabilitim të të gjitha segmenteve me përgjegjësitë e Qeverisë aktuale.

Pavarësisht premtimeve, programin e prish kjo gjendje e përgjithshme, duke u zvogëluar kapaciteti i ndërmarrjeve publike e private. E para ka shkaktuar problem social dhe kjo kohë e gjatë po vazhdon. Fati i kësaj qeverie që të gjendet në këtë hapësirë kohore. Janë ngarkesa shtesë prej asaj çka kanë trashëguar nga ato qeveritë njëzetvjeçare, të cilat po pretendojnë se ky koalicion janë të padijshëm për të qeverisur vendin.

Një ndër segmentet që po paraqet problem mjaft të rëndë është edhe shëndetësia. Numër i madh i personelit të rinj nga mjekësia ka ikur në botën e jashtme dhe për çdo ditë kërkojnë edhe të tjerët të largohen, për shkaqe materiale në rend të parë. Mendoj se përpjekjet nga ana Qeverisë për të bërë diçka në zvogëlimin e këtij trendi negativ nuk do të mungojnë. Dhe do të ishte shumë pozitiv angazhimi i Qeverisë edhe më tepër, për aq sa e lejojnë mundësitë. Kjo është e qartë se nuk mund të arrihet për një kohë të shkurtër. Kjo është plagë njëzetvjeçare si në të gjitha segmentet tjera në jetën e përditshme kosovare.

Megjithatë angazhimi nuk duhet të mungojë për asnjë çast, kur e dimë që kuadrot më vitale për të ardhmen e këtij vendi do ta braktisin këtë vend edhe më tutje. E dihet se, Kosova ka nevojë për fuqi punëtore e sidomos për kuadro të shëndetësisë. Do të ishte mirë Qeveria të hulumtojë mundësitë dhe sjellë një rend në mes të kuadrove nëpër institucione publike dhe private. Cili është problemi që pështjellon dhe nuk shkon si duhet në shëndetësi. A ka mundësi që kuadri të mos përziej punë në të dy sektorët, në atë privat dhe publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".