Nuk ka shtet të së drejtës dhe barazi pa zbatimin urgjent të Vettingut në drejtësi

Nuk ka shtet të së drejtës dhe barazi pa zbatimin urgjent të Vettingut në drejtësi

Hajrullah Tërnava

  • 31 January 2022 - 17:01

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Për të pasur një disiplinë  të përpiktë të sjelljes nga institucionet e drejtësisë,  kësaj Qeverie  i duhet që sa më parë ta miraton  ligjin e  Vettingut dhe të bëhen ndërrime të rrepta në ato institucione dhe të përcillen me përpikëri edhe lëndët në të ardhmen se kush po çalon me ato lëndë dhe kush po shkon përpara.  

Në Pallatin  e Drejtësisë ku ndahet drejtësia ishte dashur që aty të mbretërojnë ligjet dhe disiplina, të përpikta dhe të nivelit më të lartë, sepse nëse aty ndahet drejtësia dhe gjykohen ata që kanë krye vepra kriminale, nga ato vepra më të lehta e deri te ato më të rëndat, e nëse në ato pallate nuk ekziston disiplina apo të ketë vonesa në punë apo bojkotime të  punës, atëherë nuk është befasi pse tani e kemi punën kështu me aq shumë lëndë të parashkruara-vjetërsuara edhe pse ata gjykatës e prokuror paguhen me pagat më të larta në rajon .

Duke pasur parasysh mos funksionimin normal, me përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë të institucioneve të drejtësisë para ligjit, në zbatimin e tij të përpiktë për interesin publik,  sikur që është edhe rasti i vonesave në punë, mbi bazën e kësaj përvoje me të cilën po ballafaqohemi nuk duhet të befasohemi edhe për këtë dukuri që BE-ja na i ka mbyllur dyert e hyrjes në BE dhe po heziton për liberalizimin e vizave.

Për të pasur një disiplinë  të përpiktë të sjelljes nga institucionet e drejtësisë, kësaj Qeverie  i duhet që sa më parë ta miraton ligjin e Vettingut dhe të bëhen ndërrime të rrepta në ato institucione dhe të përcillen me përpikëri edhe lëndët në të ardhmen se kush po çalon me ato lëndë dhe kush po shkon përpara.  Ata që nuk i kryejnë punët në përpikëri me rregullat e institucioneve duhet të largohen nga ago vende pune dhe gjithkush ta ketë parasysh se kush nuk i kryen punët e përditshme mundë të ballafaqohet edhe me humbjen e vendit të punës në ato institucione. Është e domosdoshme që tani sa më parë të  

  zbardhet me fakte dhe argumente të fuqishme  mos puna dhe pa përgjegjësia më të cilën po sillen prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë së Kosovës, pavarësisht pagave të majme, më të lartat në rajon që jua ka siguruar Qeveria e Kosovës. Në një ballafaqim me këtë realitet të punës së pa përgjegjshme me gjyqtarët dhe prokurorët, ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili  e ka ngritur shqetësimin serioz se si prokurorët dhe gjyqtarët e shpërfillin komplet orarin e rregullt të punës , dhe  nuk dalin në zyrë deri para orës 9-të të mëngjesit, ani pse orari i tyre dinamik dhe i rregullt duhet të  ju fillon në orën 8-të të mëngjesit. Nga përvoja e tij e hidhur gjatë me zyrtarët nga këto dy fusha të sistemit të drejtësisë, Koci ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët i kanë pagat më të mëdha në rajon nga 1 mijë e 500 euro deri në 3 mijë euro, edhe përkundër kësaj, ka disa prej tyre që madje edhe nuk punojnë asgjë. Ai ka thënë se në njërën prej gjykatave në Kosovë, ka provuar të thërras në orën 8.55, ky edhe i lajmërohet zyrtari përgjegjës për telefonata të cilit i ka kërkuar ta lidhë me zyrën e gjyqtarit, por ai ka kishte thënë avokatit  se nuk e fillon punën gjyqtari para orës 9. Ashtu e ka thirrur  edhe zyrën në në prokurori, përgjigja është e ngjashme edhe pse orari i punës është prej orës 8.00! Këtu po shihet ashiqare që me performansën dhe rrogat që i kanë, disa gjyqtarë dhe prokurorë, paguhen tepër shumë. Përndryshe, pagat e tyre janë nga më të mëdhatë në regjion: prej rreth 1.500 deri në 3.000 euro! Me honorarë dhe mëditje, disa i marrin edhe më shumë. Të kuptohemi, nuk jam kundër që të kenë paga të mira. Por, për të ardhura të mira, duhet edhe puna me qenë e mirë dhe efikase. E te ne po ndodh një situatë absurde: sado që po rritën pagat, disa zyrtarë po punojnë njëjtë, thuaja asgjë. Madje ai ka zbuluar edhe një detaj tjetër. Avokat Koci tregon se si bufeja në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është plot me gjyqtarë e prokurorë prej orës 8-të deri në orën 9-të!, se kjo lloj ndej vazhdon edhe në vazhdim e deri në fund të orarit të punës, derisa palët sorollaten poshtë e lartë duke u injoruar problemet dhe kërkesat e tyre. Dukuritë e argumentuara  janë këto fakte të mjaftueshme, për të vepruar Ministria e Drejtësisë dhe ashpërsuar me ligj masat e përgjegjësisë, duke i sanksionuar të njëjtit jo vetëm me masa disiplinore të qortimit dhe të dhënies së vërejtjeve pa efekt, por me hetim dhe  ndëshkimit material financiar me zbritje të koeficientit të pagës, heqjes së mëditjeve dhe benefiteve pa meritë me të cilat, ju janë dhuruar nga politika kinse në emër të efikasitetit dhe ngarkesës në punë, e që në fakt po dëshmohet se është blerje e paqes nga politikan të korruptuar, prandaj ata veprojnë kështu të pa përgjegjshëm dhe mbi ligjin, duke qenë të pa ndëshkuar dhe gjithmonë  nga pushtetet e deritashme të favorizuar e të ledhatuar. Prandaj nga tani duhet të mësohemi që ti jetësojmë ligjet në çdo institucion të shtetit në përpikëri për ato angazhime për të cilat marrim paga, dhe qartë të dihet e të kuptohet se ligjet vlejnë për të gjithë njerëzit njëjt, që duhet të jetësohen dhe çdo kush që punon në profesionin e tij duhet të jetë me kontribute të larta e jo si deri më tani që lëndë të tëra të parashkruhen nëpër sirtarët e atyre institucioneve. Vetëm duke qenë efikas dhe të përpiktë në punën që e kanë kërkuar dhe ju është besuar, me atë punë të pastër edhe pse paguhen me pagë të madhe do e arsyetonin angazhimin e tyre dhe rrogën do ta vlerësonim meritore për angazhimet e tyre të përditshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".