Kundërshtimi i Asociacionit serb, duhet të flasin në një zë pozita dhe opozita

Kundërshtimi i Asociacionit serb, duhet të flasin në një zë pozita dhe opozita
Kundërshtimi i Asociacionit serb, duhet të flasin në një zë pozita dhe opozita

Arsim Haziri

  • 01 February 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Me fillimin e këtij viti të ri, pasi kanë përfunduar zgjedhjet lokale, ka filluar edhe një presion në rritje i faktorit ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me top temë në agjendë që është realizimi në praktikë i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbë. Qeveria e Kosovës, Presidenca dhe shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës-mazhoranca, tani me e kanë të qartësuar qëndrimin rreth kësaj çështje. Nuk mundet dhe nuk do të pranohem imponim i një zgjidhje që rrezikon sovranitetin e shtetit në të ardhmen dhe krijon shtet brenda shtetit të Kosovës me mundësi secesioniste, të ndarjes në të ardhmen, por në këtë kundërshtim po hezitojnë të bashkohen edhe opozitarët.

Spektri politik në opozitë është duke bërë një politikë jo serioze karshi interesit nacional të shtetit të Kosovës, duke mos i dhënë mbështetje Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, në kundërshtimin e tij kategorik kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, siç po kërkohet nga Serbia në procesin e dialogut, duke shpërfillur Kushtetutën e shtetit të Kosovës dhe konstatimet për përmbajtjen kundër kushtetuese të rreth 23 neneve të marrëveshjes për asociacionin. Është e pa falshme për parti politike që pretendojnë të jenë serioze, dhe të thirren në emër të interesit të shtetit, kur sillen me kaq injorancë dhe me inate të mëdha politike ndaj një situate të tillë.

Deri më tash, përfaqësuesit e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ata që deri dje e kishin pushtetin, janë duke e lënë vetëm për vetëm Qeverinë Kurti në ballafaqim me Serbinë dhe ndërkombëtarët, në presionin për Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, krejtësisht në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Këtë përçarje dhe këto inate politike të lidershipit politik të Kosovës po i shkojnë për shtati Serbisë duke këmbëngulur në kresat e saja, sikur që e ka thënë se fundi njeriu kyç i Vuçiqit Milovan Drecun, i cili ka thënë me kërcënim se Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Drecun është Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, dhe këtë reagim e ka bërë si kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të Qeverisë së Kosovës , por edhe kundër një deklarate të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive.

Derisa vetë faktori ndërkombëtar është i luhatshëm , duke qenë i bindur se versioni i parë i marrëveshjes për Asociacionin është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe Kushtetutën, që krijon jo stabilitet dhe teren për ndarje në të ardhmen, nëse Asociacioni merr autonomi të gjerë me kompetenca shtetërore, unifikimi i spektrit politik të Kosovës par ta kundërshtuar mbi bazën e interpretimit të Kushtetutës, do të detyronte edhe faktorin ndërkombëtar që të pozicionohet në favor të Kosovës dhe ta detyron Serbinë që të pajtohet me formulën e pranueshme vetëm sipas Kushtetutës së shtetit të Kosovës.

Mesazhi për politikën Kosovare nga ana e SHBA-ve se janë në favor të Kosovës, për një zgjidhje reale të pranueshme për të drejtat e qytetarëve serb , por që nuk e rrezikojnë stabilitetin e shtetit e ka bërë të qartë vetë i dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar Para vizitës në Kosovë, duke thënë se ShBA-të nxisin qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin. Ai e ka thënë hapur se ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv, prandaj SHBA-ja e nxit qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele.

Shikuar realisht, ky mos unitet dhe mos bashkim në një platformë nacionale për shtetin nga pozita dhe opozita, po e dëmton dhe po e dobëson shumë pozitën e Kosovës me mungesë unitetit politik në çështjen e këtij dialogu i cili është nisur mbrapsht nga ish pushtetarët që sot janë opozitar, por fatbardhësisht kemi një qeveri të guximshme që së pakut në planin nacional nuk është e gatshme të bëjë kompromise në dëm të shtetit, prandaj do mbështetje të gjerë politike për të gjitha temat nacionale e me rëndësi strategjike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".