Konfiskimi i pasurisë së vjedhur nga shteti për dy dekadat e pushtetit të kaluar po i kërcënon seriozisht me burg oligarkët politik të korruptuar

Konfiskimi i pasurisë së vjedhur nga shteti për dy dekadat e pushtetit të kaluar po i kërcënon seriozisht me burg oligarkët politik të korruptuar
Konfiskimi i pasurisë së vjedhur nga shteti për dy dekadat e pushtetit të kaluar po i kërcënon seriozisht me burg oligarkët politik të korruptuar

Naim Miftari

  • 06 February 2022 - 15:24

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Dërgimit i këtij ligjit për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme për miratim në parlamentin e Kosovës është edhe ashtu i vonuar për shumë vite, por si hap pozitiv i kësaj Qeverie,  është shumë i qëlluar, sepse në momentin e tanishëm në këtë mandat qeverisës po  përmbushet edhe një premtim i Qeverisë Kurti. Institucionet që e zbatojnë ligjin,  të gjitha  organet e drejtësisë,  edhe pse ngadalë po pastrohen nga ndikimi i sekserëve dhe kukullave të krimit të organizuar para politik, sidomos nën ndikimin e PDK-së, LDK-së e AAK-së, dhe ngadalë po afrohet dezinfektimi i plotë i organeve ligj zbatuese  nga ndikimi i mafies politike dhe ndikimi i Oligarkëve që në fakt janë vetëm relikte të politikanëve  të Korruptuar të Kosovës .

Miratimi i Vettingut dhe sidomos edhe Ligjit për konfiskimin e pasurisë të paligjshme,  po bahen ther në sy  të atyre pasanikëve të politikës dhe zyrtar të lartë në institucionet e shtetit, që janë pasuruar nëpër rrugë të pista, duke zhvatur shtetin dhe duke u korruptuar. Reagimet kundër  kësaj pakoje ligjore anti-korrupsion , për ta fuqizuar sistemin e drejtësisë, po vijnë sidomos prej një pjesë të opozitës së tanishme, prej  ish pushtetarëve të pasur të pas luftës të cilët si duket kanë  arsye të plota  të plota për tu frikësuar nga fillimi i procesit të hetimit dhe konfiskimit të pasurisë së pa justifikueshme dhe të meritueshme me ligj. Debatet e nxehta me tone të ngritura dhe nervozizëm që i kemi parë e dëgjuar së fundi në komisionin parlamentar për miratimin e ligjit për Konfiskimin e pasurisë dhe ligjit për Themelimin e agjencionit përkatës, janë të kuptueshme për ata që e njohin ish opozitën dhe ish pushtetarët , por kjo qeveri ka ardhur në pushtet pikërisht duke premtuar se do ti shtyj përpara  të dy ligjet ,Vetingun dhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme ....prandaj është shumë mirë që  Qeveria Kurti,  në këtë rast Ministria  e Drejtësisë Albulena Haxhiun po i shtyn përpara këto dy ligje, duke  paraprirë me konfiskimin e pasurisë. Është e nevojshme që  këtë ligj deputetë ta miratojnë sa më parë dhe  sa më  shpejtë, pasi që këtij ligji nuk kanë pse i frikësohen as qytetarët e as politikanët e pastër, këtij ligji frikën mundë dhe duhet të ja kenë vetëm hajnat dhe zyrtarët e korruptuar e  askush tjetër sepse  ky  ligj është një mjet juridik për ta luftuar krimin individual të secilit zyrtar të shtetit, edhe sidomos rrjetet e  krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".