Këta deputetë llaskuca duhet te mbahen mend dhe të ndëshkohen edhe me votë

Këta deputetë llaskuca duhet te mbahen mend dhe të ndëshkohen edhe me votë
Këta deputetë llaskuca duhet te mbahen mend dhe të ndëshkohen edhe me votë

Ali Hertica

  • 08 February 2022 - 16:55

Shkruan: ANALISTI-Ali Hertica

Do të ishte veprim i mençur nga kjo qeveria që ta aprovon një vendim urgjent së bashku me deputet e të cilët aty janë në shërbim të popullit dhe jo për përfitime amorale personale, që ta anulojnë atë vendim skandal të legjislaturës së vitit 2008, të  ndalohen  të gjitha harxhimet e deputeteve, ministrave ,zv. Ministrave  dhe të drejtorëve për gjithë stafin e Republikës së Kosovës,  të cilët kanë përfituar përtej pagës,dhe ai buxhet të në të ardhmen të derdhet tek të pa punët që janë të lajmuar tek Agjencioni Punësimit të Republikës së Kosovës, tek pensionistët dhe  për sistemin shëndetësor.

Qytetarët e Kosovës i kanë parë me shumë habi, të befasuar dhe të alarmuar raportimet në media për sipër pagat dhe mëditjet e pa merituara që ja kanë siguruar vetes  tinëzisht dhe kriminalist, pagat dhe privilegje që për nivelin e zhvillimit ekonomik të Kosovës janë astronomike të tepërta,e që si praktikë e modelit të krahasimit nuk i kanë as kongresistët amerikan, e të mos flasim për ndonjë model deputetësh të rajonit tonë, në Ballkan. Është absurde, është shqetësuese të irituese për qytetarin, për votuesin, kur e zbulon se  një deputet kosovar shpërblehet me me 3 mijë e 600 euro në muaj!?. Pra kjo është pasqyra e zymtë e deputetëve të   këtij legjislacioni, të cilët do të duhej rishikuar dhe pastruar, duke hequr dorë nga të gjitha ato super privilegje,  nëse dëshirojnë ta dëshmojnë vetën e tyre jo si manipulues e demagog të demokracisë, por, si qytetarë që këtë post e bartin  për besimin e kërkuar, dhe  jo vetëm nga  shkaku  dhe egoja se dëshirojnë aksidentalisht për aq sa ju zgjatë mandati, për të përfituar dhe pasuruar. Në emër të drejtësisë, barazisë para ligjir dhe në emër të  solidaritet me pjesën dërmuese të votuesve (të varfër dhe me shpresë të gjallë, se do bëhet më mirë, këta deputet duhet ti vendosin gishtin kokës dhe e sa më parë t'i ulin pagat e tyre astronomike, që nuk i gëzon asnjë parlamentar rajonal e më gjerë. Pra tash ose kurrë le të dëshmohen të të mos arsyetohen sepse ndryshe kanë premtuar dhe diçka tjetër janë duke vepruar, edhe pse e kanë të trashëguar por duhet ndryshuar, për tu dëshmuar  se më shumë se cilado kategori sociale e vlerësojnë dhe e respektojnë këtë popull dele që nuk proteston pot e duron këtë diferencë enorme të pagave, kur dihet se paga minimale është dhjetëfish më e ultê se ajo e tyre. Nëse këtë nuk e bëjnë, nëse vazhdojnë të sillen vërdallë të arsyetohen e të mos reflektojnë, lirisht le të pajtohen me faktin për votën e abuzuar, le ta presin lirisht herën tjetër goditjen e votuesit që ka për ti dënuar, dhe le ta shpallin zyrtarisht e publikisht veten si hileqarët,  mashtrues e demagog të përbetuar pasi qëllimin e vetëm e kanë pasur për të përfituar e pasuruar.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".