AKI ta hetojnë dhe zbulojnë lidhjen e kompanive ndërtimore me narkomaninë!

AKI ta hetojnë dhe zbulojnë lidhjen e kompanive ndërtimore me narkomaninë!
AKI ta hetojnë dhe zbulojnë lidhjen e kompanive ndërtimore me narkomaninë!

Dardan Grapci

  • 16 February 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Unë mendoj se tash është koha që të fillohet të hetohen dhe kompanitë ndërtimore dhe investitorët në fushën e ndërtimeve përmes inteligjencës financiare, që të zbulohet me rrënjë burimi i krimit në fushën e ndërtimit që ka marr hov dhe është bërë simbol i degradimit urban jo vetëm në Prishtinë por edhe më tej, në shumicën e qyteteve kryesore të Kosovës.

Zbulimi dhe konfiskimi i drogës nuk është shumë për tu bërë alarmante, sepse sado që tentojmë si njerëz apo si institucion shtetëror apo institucion i drejtësisë të ndërmarrim masa parandaluese, përsëri kriminelet dhe kontrabandistët do ta gjejnë mënyrën se si ti fusin ato në Kosovë dhe si ta helmojnë popullin. Mendoj që do të ishte e duhur që të ngritët niveli i pikë kontrolleve doganore dhe nëpër kufi si dhe në aeroport në masa shumë më të ashpra me ekipet e përforcuara të mjeteve dhe ekspertëve me detektor special të zbulimit të drogave.

Kjo duhet të ndodhë si masë preventive për ta parandaluar futjen e drogës në Kosovë, dhe për ta shndërruar Kosovën në treg të narkomanisë dhe shpëlarjes së parasë së pistë. Por për këtë duhet të aktivizohet edhe AKI-ja, në qoftë se kjo organizatë nuk merr masa, policia e Kosovës lirisht as mos të lodhet për ti ndjekur shitësit e drogave sepse ata janë gjithmonë një hap përpara. Kur jemi tek rastet e shpeshtuara të zbulimit dhe konfiskimit të sasive të mëdha të drogës në Kosovë, shtimi dhe zgjerimi i këtij tregu duhet të merret tepër seriozisht nga të gjitha institucionet e sundimit të ligjit, për të vazhduar aksionet e tilla, sepse me fakte po vërtetohet që në Kosovë ka vite që funksionon gati i pa penguar tregu i drogës, rrjetet ndërkombëtare, qarkullon edhe paraja e pistë dhe prostitucioni nga e cila veprimtari kriminale është financuar edhe politika, por është financuar dhe po financohet edhe nëntoka e krimit urban në fushën e ndërtimeve, sikur që është shembulli i Prishtinës.

Jo rastësisht në këta 6 muajt e fundit të këtij viti, janë shpeshtuar rastet e zbulimit dhe konfiskimit të sasive të mëdha të drogës, sikur që ishte edhe rasti i fundit i datës 10 shkurt në rajonin e Podujevës ku policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 92 kg . Sidoqoftë ne duhet të kemi besim në këtë lloj fushate që po zhvillohet në vazhdimësi, fushatë antidrogë e institucioneve të sigurisë, sepse është një nismë e mbarë e Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Punëve të brendshme dhe në koordinim me AKI-në e policinë, që me sukses duket se kanë filluar ta kapin lidhjen e krimit më të rëndë që mundë të zhvillohet në një shtet, droga , prostitucioni dhe shpëlarja e parave që me dekada i kanë ndihmuar lulëzimit të krimit ekonomik e në veçanti atij urban, në nivel vendi, e me përqendrimin më të madh në fushën e ndërtimeve pothuajse pa kontroll nga mafia e ndërtimeve në Prishtinë, sidomos për këto dy mandatet e fundi. Unë mendoj se tash është koha që të fillohet të hetohen dhe kompanitë ndërtimore dhe investitorët në fushën e ndërtimeve përmes inteligjencës financiare, që të zbulohet me rrënjë burimi i krimit në fushën e ndërtimit që ka marr hov dhe është bërë simbol i degradimit urban jo vetëm në Prishtinë por edhe më tej, në shumicën e qyteteve kryesore të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".