Politika e etur për pushtet, po e harron premtimin dhe zotimin për shtet

Politika e etur për pushtet, po e harron premtimin dhe zotimin për shtet
Politika e etur për pushtet, po e harron premtimin dhe zotimin për shtet

Skender Mulliqi

  • 16 February 2022 - 16:38

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Pamë gjatë këtyre viteve se çfarë ishte pozita dhe çfarë ishte opozita. Po cili ishte dallimi? Në fakt nuk patëm as pozitë dhe as opozitë, patëm luftë të hapur për pushtet, e jo për shtet.

I pamë  edhe se si dhe sa punuan , dhe pamë që nuk lanë fytyra të reja të ngjiten në pushtet. Dhe, nuk na ra në mend që këta së bashku të shkojnë në shtëpi. Kjo do të ishte gjëja më e mirë dhe më pozitive për Kosovën, e cila ka njerëz të zot, ka njerëz që dinë dhe dëshirojnë të punojnë mirë për shtet .Tradhtia , skandalet, korrupsioni, hajnitë , zhvatjet e pronës shoqërore... na shoqëruan gjithë këto vite , duke na shtrirë përtokë. Në anën tjetër dëgjuam ”populli im” kurrë më të mirë së ne nuk do të keni, dhe mos bëni zë për të mirën tuaj. Ju shumica heshtni. Ne, nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë të humbim pushtetin. Pushteti nuk lëshohet lehtë. Erdhi në shprehje thënia e popullit ” Jepi pushtet , e do të shohësh së çfarë njeriu është, apo thënia tjetër “ Pushteti është këmishë e cila hiqet nga trupi vetëm me lëkurë. Kjo nuk ka  koment, sigurisht që nuk ka domethënie të mirë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".