Të zbatohet barazia para ligjit dhe luftohet familjarizimi e klientelizmi në fushën e punësimit

Të zbatohet barazia para ligjit dhe luftohet familjarizimi e klientelizmi në fushën e punësimit
Të zbatohet barazia para ligjit dhe luftohet familjarizimi e klientelizmi në fushën e punësimit

Dardan Grapci

  • 18 February 2022 - 14:56

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Qytetarët e Kosovës nuk kanë faj që po largohen, faj dhe përgjegjësi kanë Qeveritarët  nga mandatet e para të fillimit të ndërtimit të këtyre institucioneve, deputet që çdoherë janë duke e shkatërruar popullin me punësime familjare nëpër pozita të larta, edhe nëse ai familjar nuk ka të kryer asnjë shkollë, fajtor janë gjithashtu kompanitë biznesore që janë duke i trajtuar punëtoret si skllav e jo si punëtorë, fajtor janë shefat e kompanive që janë duke i paguar punëtoret më pak se paga minimale dhe që po i keqpërdorin qytetarët edhe punë jashtë orarit pa pagesë dhe me kërcënime.

Disponimi i qytetareve për tu larguar nga Kosova ka ndodhur për shkak te keqpërdorimit te punëtoreve, pagave tw ulëta, rritja e çmimeve tek gjerat ushqimore, rrymës, naftës, rritja rekord i numrit te papunësuarve etj. Unë jam i bindur që përqindja prej 54% është e ultë, sepse kjo përqindje është edhe më e lartë dhe sillet rreth 75 deri në 82%. Qeveria e Kosovës dhe biznesmenët duhen të ndryshojnë strategji ndaj qytetareve, përndryshe në të ardhmen në Kosovë do të kemi punëtorë nga Kina, Polonia, Rumania etj, kurse Kosovaret do jetojnë deri në varfëri ekstreme dhe si pasojë do të rrezikohen të vdesin edhe nga uria. 

Për tu parandaluar i gjithë ky skenar, Qeveria e Kosovës dhe bizneset cilat do që janë ato, duhet të krijojnë një draft ligj për ngritjen e pagave minimale nga 250 euro në 400, si dhe të punohet me orar deri në 6 orë eventualisht nëse është punëtorë i ndonjë fabrike atëherë deri në 8 orë në dite, si dhe ta kenë të drejtën të pushojnë të shtunave dhe të dielave. Të kenë të drejtë për pushim vjetor, të kenë të drejtë vajzat e reja të cilat janë shtatzëna të pushojnë për 18 muaj me pagesë mujore 70%, etj. Vetëm kur të rregullohen këto norma atëherë jam i bindur që asnjë qytetar s’do të largohet nga Kosova. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".