Kosova është në rrezik nga elementet pro serbe në BE me invazion të ashpër për Asociacionin

Kosova është në rrezik nga elementet pro serbe në BE me invazion të ashpër për Asociacionin
Kosova është në rrezik nga elementet pro serbe në BE me invazion të ashpër për Asociacionin

Muhamet Kelmendi

  • 23 February 2022 - 16:45

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ka kohë që kemi tërhequr vërejtje ndaj Qeverisë së Kosovës, sidomos ndaj MPJD, lidhur me mos punën në drejtim të qendrave të vendosjes dhe të mekanizmave të ndryshëm evropian e përtej oqeaneve. Në këtë drejtim është bërë punë shumë e madhe nga elementët e ndryshëm kundër Republikës, përkatësisht shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Shumë shtete janë tërhequr në pasivitet ndaj pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ka të tjerë që nuk po veprojnë fare.Nëpër mekanizma ndërkombëtar janë krijuar grupe të forta kundër Republikës së Kosovës.

 

Në BE, jo vetëm z. Borel, por edhe të tjerë, sidomos deputet dhe përfaqësues që vijnë nga Franca, nga Spanja, nga Sllovakia, nga Qipro e nga Greqia, po veprojnë kundër shtetit tonë. Mitcotakis në Beograd e siguroi kriminelin Vuçiq se "Greqia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës. Në Francë kemi deputet që tregojnë një favorizim të hapur ndaj Serbisë. Kërkesat serbe po mbështeten. Anëtar dhe përfaqësues të partive të djathta në Francë, sikurse partia e LE PEN, qoftë edhe në Parlamentin e Evropian apo në Francë, sikundër edhe ata spanjoll, grek e sllovak, po tregon një armiqësi të hapur ndaj Republikë së Kosovës. Këta përfaqësues, të mbështetur në gjendjen në shtetet e veta, ku kanë vënë në presion kombe e pakica të ndryshme, po veprojnë edhe në nivel evropian. Deputetja nga  Franca, Domikique  Bilde, është pikërisht e tillë. Ajo dhe z.Borel, z. Lojcak e të tjerë, ka kohë që punojnë në shkatërrimin e Republikës së Kosovës. Këta dhe të tjerët si këta janë për Union të komunave serbe dhe po bëjnë shumë presion për Asociacion me elemente të unionit të shtetit. Bazë e tërë kësaj është Marrëveshja e dëmshme e vitit 2013 dhe 2015, si dhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese. Ajo nuk e anuloje Marrëveshjen për Asociacion e Komunave Serbe të vitit 2013 dhe 2015. Gjykata ka lejuar Asociacionin pa elemente ekzekutive, mbi bazën e Marrëveshjes të vitit 2013. Kjo bazë juridiko-kushtetuese ka krijuar gjendjen që të përkrahet edhe nga këta elementet evropian dhe nga amerikanët Asociacioni i Komunave Serbe. Edhe z.Eskobar para Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit të SHBA-ve u shpreh pro Asociacionit, por  pa elemente sikurse të Republikës srpska në BH. Shikuar këtej kemi një invazion të ashpër politik për Asociacionin serb në Kosovë. Ndërsa, organet e shtetit të Kosovës janë në një gjendje të përgjumosur, pa veprime dhe aktivitet nëpër këto vende dhe mekanizma ndërkombëtar. Ato nuk po veprojnë.  Duket se po mjafton deklarimi i Kryeministrit të Kosovës në Prishtinë për shtet dhe sovranitet. Veprimet tjera nga MPJD nuk ka. Kemi kështu një pasivitet të çmendur politik në Prishtinë. E kjo po i kushton Kosovës. Aktiviteti i Beogradit nëpërmjet elementeve të blerë apo të mbështetur në çështje tjera, ka hapur një ofensivë të madhe ndaj Republikës së Kosovës. Koha nuk pret. Kosova kërkohet të angazhohet maksimalisht. Arsyetime nuk ka. Kudo, nëpër qendra të ndryshme e në mekanizmat ndërkombëtar kërkohet punë dhe aktivitet sqarues. Është i pa pranuar ky pasivitet i MPJD si dhe i tërë Qeverisë. Rreziqet janë të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".