Është e pa pranueshme kërkesa që vjen nga disa shtete që po insistojnë në formimin e Asociacionit kundër kushtetues

Është e pa pranueshme kërkesa që vjen nga disa shtete që po insistojnë në formimin e Asociacionit kundër kushtetues
Është e pa pranueshme kërkesa që vjen nga disa shtete që po insistojnë në formimin e Asociacionit kundër kushtetues

Dardan Grapci

  • 24 February 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Ndërkombëtaret nuk kanë aspak të drejtë të përzihen dhe të përfshihen kudo dhe kurdo në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, duke provuar për ta bindur që vazhdimin e sjelljes së përultshme dhe me kompromise ndaj shantazheve që vijnë nga ana e Serbisë, duke i instrumentalizuar dhe abuzuar qytetarët serb që kanë vendosur të bashkëjetojnë me shqiptarët dhe të tjerët qytetar lojal në shtetin e ri të Kosovës. Është e pa pranueshme dhe jo serioze kërkesa që vjen nga disa shtete që po insistojnë në formimin e Asociacionit kundër kushtetues të komunave me shumicë serbe dhe njëkohësisht edhe të lejimit të mbajtjes së Zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës!

Tani më është një veprim i qëlluar që lidhur me raportet Kosovë Serbi do të debatohet dhe skutohet edhe në Kuvendin e Kosovës. Mendoj dhe besoj që spektri politik, pozitë dhe opozitë duhet edhe njëherë të bashkohen duke konfirmuar qëndrimin kundër Asociacionit që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, por edhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Kosova e ka shpallur pavarësinë para 14 vitesh, duke evoluar në sovranitet dhe subjektivitet ndërkombëtar, prandaj tani më është koha që definitivisht dhe përfundimisht të zhvlerësohet Rezoluta 1244 që në interpretimin e saj juridik ka kuptimësinë e sovranitet të dyfishtë, autoritetet e Kosovës me UNMIK-un dhe njëkohësisht njeh edhe të drejtën e interesimit dhe ndërhyrjes së Serbisë që Kosovën e mban peng si pjesë e saj.

Kjo rezolutë duhet të deklarohet e anuluar dhe Shfuqizuar, e pa respektueshme dhe e pa pranueshme tash e tutje nga institucionet e Kosovës. Prandaj këtu kërkohet një veprim i guximshëm vizionar dhe largpamës nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, ku ata duhet të dalin me një deklarate unifikuese kundër këtyre dy çështjeve që mund ta cenojnë kushtetutën e Kosovës. Sa ju përket deputetëve Serb në Kosovë, si përfaqësues të komunitetit të tyre, ata duhet të kultivojnë politikën e integrimit dhe jo të ndarjes e të izolimit. Ndryshe nëse veç mendojnë se kanë një tjetër shtet rezervë, të cilit i binden sepse i dirigjon dhe nuk mundë të largohen nga ndikimi i tij negativ, ata lirisht mund te largohen nga Kosova dhe nga Kuvendi, se edhe ashtu janë ne vendin e gabuar dhe në shtetin e gabuar.

Përfundimisht duhet të merret vendim i pakthyeshëm që fushatat parazgjedhore nga Serbia në Kosovë, sikurse edhe vetë zgjedhjet, të ndalohen, e nëse është e nevojshme edhe të arrestohen ata zyrtar apo përfaqësues politik të cilët do të tentojnë të bëjnë pushato zgjedhore për zgjedhjet serbe në Kosovës, dhe po ashtu zgjedhje fizike brenda territorit të Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë mundë ti tregojmë Serbisë që jemi shtet serioz dhe nuk do ta tolerojmë asnjë provokim që të ndodhë nga ana e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".