Ata që dje bënë tregti me territoret e shtetit,sot po sillen me hipokrizi!

Ata që dje bënë tregti me territoret e shtetit,sot po sillen me hipokrizi!

Gani Qarri

  • 27 February 2022 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Këto lojëra të paturp, janë vetëm hipokrizi e llojit të vetë, dhe tendenca të ulëta për ta amnistuar vetveten, nga gabimet dhe tradhtitë që i kanë bërë popullit dhe shtetit të Kosovës, ish pushtetarët e kriminalizuar, të cilët pasi i falën 8300 hektar tokë Malit të Zi, dhe 2500 më herët,FYROM-it,tani bëjnë sikur parashtrojnë kërkesa për rishikim apo anulim të marrëveshjeve që ata vetë i kanë nënshkruar, dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që ti bëjnë presioni Serbisë, për marrëveshjet që ajo nuk i ka zbatuar.

Debati parlamentar kinse i thirrur për dialogun me Serbinë, mjerisht shpërfaqi edhe njëherë lakuriq, tendencën perverse të përpjekjeve të ulëta, të partive të inkriminuara dhe ish pushtetarëve të kriminalizuar, për shfajësim, si fajtor për gjendjen në të cilën e kanë futur Kosovën për plot një dekadë bisedime, pa asnjë strategji ndaj Serbisë, duke provuar që të gjitha dëmet e shkaktuara vendit, tani t`ia hedhin padrejtësisht, Qeverisë Kurti. Udhëheqësit e kriminalizuar partiak e ish shtetëror, menjëherë u pa se, as që ishin të interesuar të debatonin për dialogun Kosovë -Serbi, por ky ishte inskenimi i radhës, për të provokuar dhe provuar të kërkojnë llogaridhënie, për ta sfiduar Qeverinë aktuale, dhe shfajësuar veten, duke kërkuar apriori, rezultate të cilat për një dekadë të plotë, ata vet kanë mundur ti arrinin, ata që përmbi 10 vite me radhë, kanë udhëhequr dialogun e dështuar. Këto lojëra të paturp, janë vetëm hipokrizi e llojit të vetë, dhe tendenca të ulëta për ta amnistuar vetveten, nga gabimet dhe tradhtitë që i kanë bërë popullit dhe shtetit të Kosovës, ish pushtetarët e kriminalizuar, të cilët pasi i falën 8300 hektar tokë Malit të Zi, dhe 2500 më herët,FYROM-it,tani bëjnë sikur parashtrojnë kërkesa për rishikim apo anulim të marrëveshjeve që ata vetë i kanë nënshkruar, dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që ti bëjnë presioni Serbisë, për marrëveshjet që ajo nuk i ka zbatuar. Prandaj, tanimë është momenti vendimtar, që të lihen anash përplasjet për interesa grupore e partiake dhe të unifikohet i gjitë spektri politik në një platformë unike të dialogut, duke e kushtëzuar Serbinë së bashku me vendet e BE-së, jo vetëm rreth marrjes së pozicionit ndaj agresionit rus në Ukrainë, por edhe për të gjitha përgjegjësitë që Serbia si ish shtet okupator i Kosovës, ka dhe mbanë, për gjenocidin dhe krimet e luftës ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë dhe të mijëra të kidnapuarve, që tash e mbi 23 vite, i mban peng në Serbi. Madje heshtja e Serbisë për agresionin rus në Ukrainë vetëm sa po e nxjerr në sipërfaqe katërçipërisht, politikën e saj cinike, të krimit e gjenocidit shtetëror ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, si dhe fajësinë që ajo edhe sot mbanë, për krimet dhe gjenocidin shtetëror të Serbisë okupatore, të shkaktuara në Kosovë, për të cilat ende nuk është vendosur para përgjegjësisë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".