Zelensky do të fitojë luftën ndaj Putinit!

Zelensky do të fitojë luftën ndaj Putinit!
Zelensky do të fitojë luftën ndaj Putinit!

Skender Mulliqi

  • 02 March 2022 - 10:14

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Çdo akt kriminal planifikohet. Këtë e bëri këtyre ditëve edhe Rusia mbi popullin ukrainas. Rusia e Putinit po e ndjekë rrugën e perënduar të Bashkimit Sovjetik. Nëse dikur komunistet të varfërve ju kanë marr edhe drithin në kosh, , këtë gjë po e bënë në këtë shekull edhe diktatori Putin. Zaten diktatoret dhe diktaturat pak gjë dallojnë njëra nga tjetra ,edhe pse mund të dallojnë në aspektin kohor. Stalin kishte bërë luftë kundër fshatarëve ukrainas të cilët kishin kundërshtuar të dorëzojnë drithin.

Gjithçka ju kanë konfiskuar .Këtë gjë e kemi përjetuar edhe në shqiptarët. Pleqtë e kanë quajtur”Koha e Otkupit”, së ishim të okupuar. Njerëzit të cilët kanë marr guximin mos më i dorëzua me fshesë të lashtat, janë pushkatuar aty për aty , apo ata që i kanë shpëtuar ekzekutimit janë internuar ne vendet më të varfra. Ata njerëz të cilët nuk janë dukur fizikisht mjaftueshëm ligsht, janë vënë në dyshim së po I fshehin të lashtat e tyre. Nuk befason asgjë kur vjen nga shteti i ish diktatorëve mizor siç ishin Hrushqov, Brezhnjev …Këtë rrugë të mbrapsht kundër popullit ukrainas po e vazhdon më luftë edhe Putin.

Ai po e tregon forcën kundër një populli I cili e donë lirinë e vet. Ekziston frika e arsyeshme e ukrainasve për të ardhmen e tyre , se kanë të bëjnë më një xhelat. Siç po shikojmë së si po zhvillohen ngjarjet në terren, rusët po dorëzohen, dhe po zihen peng më armatimet e tyre. Rusia ka hy brenda territorit të Ukrainës, po më shumë gjasë do të vriten pa mëshirshëm në qarkun e mbyllur. Nuk ka gje më të shtrenjtë së liria. Dhe, kjo do të vjen në shprehje në fund të kësaj lufte. Ruset do të largohen më bisht nën shalë. Besojmë në Ukrainë , e cila pas këtyre ngjarjeve do të pranon pavarësinë e Kosovës. Lufta në këtë shtet po ngjanë në Kosovën tonë të luftës çlirimtare. Zelensky besojmë forte se do të fitojë luftën ndaj Putinit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".