Aleanca ruse në Ballkan është vetëm me Serbinë!

Aleanca ruse në Ballkan është vetëm me Serbinë!
Aleanca ruse në Ballkan është vetëm me Serbinë!

Blerim Burjani

  • 02 March 2022 - 17:10

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani


KFOR-i dhe NATO duhet të  jenë më të lidhura për raportet e përditshme. Pra kjo situatë nuk duhet neglizhuar se sikur asgjë s’po ndodhë, pra të gjithë të përgatitur kundër  një agresion të aleancës ruse. Aleanca ruse në Ballkan është vetëm me Serbine,prandaj duhet të funksionojnë të gjitha mekanizmat e sigurisë.


Në këtë kohë pasigurie, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë dhe partnerët tanë të NATO-s duhet të rrinë sy hapur, për të vëzhguar me kujdes se çfarë po ndodhë. Nuk duhet hequr sytë nga vëzhgimi në katër anët e Kosovës, njësia speciale e Kosovës duhet të jetë e gatshme për të siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës, duke mos lejuar befasi. Koha e sotme është shumë e turbullt dhe  s’ka garanci për asgjë, pra duhet të përgatiten të gjitha strukturat e sigurisë pa marr parasysh se si sillet gjendja. Në këto situata kur trazimi i  rendit ndërkombëtar është shqetësues  duhet të jenë të gatshëm, Shqipëria duhet të qëndroj afër Kosovës në secilën situatë. KFOR-i dhe NATO duhet të jenë më të lidhura për raportet e përditshme. Pra kjo situatë nuk duhet neglizhuar se sikur asgjë s’po ndodhë, pra të gjithë të përgatitur kundër një agresion të aleancës ruse.Aleanca ruse në Ballkan është vetëm me Serbine, prandaj duhet të funksionojnë të gjitha mekanizmat e sigurisë. 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".