Gjyqësori në bllokadë totale!

Gjyqësori në bllokadë totale!

Hajrullah Tërnava

  • 04 March 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Punëtorët e administratës në gjyqësor po e kërkojnë aprovimin e Ligjit të veçantë për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive, duke u bazuar në Projekt Ligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik. Kërkesa tjetër është ngritja e pagave, që sipas tyre duhet të bëhet përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Jo vetëm kaq, këta nëpunës të cilët nuk mundë të marrin vlerësim pozitiv për efikasitetin që tregojnë në punën e tyre, po kërkojnë edhe pagesa linearë nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Po ashtu ata nuk duan që gjatë orarit të punës të ushqehen nga të ardhurat personale por po kërkojnë ekstra pagesa të shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesat e udhëtimit prej 3 euro.

Kolapsi në zgjidhjen e lëndëve do të rritet pasi që përsëri është aktivizuar greva e punëtorëve të administratës në gjykata të cilët kërkojnë privilegje të veçanta sipas pozitës, për dallim nga ato që ju sigurohet sipas ligjit të nëpunësve-shërbyesve civil në institucionet e Kosovës. Situata e krijuar së fundi në gjyqësorin e Kosovës është për tu habitur, sepse që nga krijimi i këtyre institucioneve juridike, shumë institucione tjera ua kanë lakmi këtyre institucioneve për hir të të ardhurave mujore dhe institucioneve të ndërtuara dhe të pajisura me të gjitha teknikat moderne që i përkasin institucioneve të tilla.

Pavarësisht benefiteve të mëdha financiare që gëzojnë nëpunësit e të gjitha kategorive në stafin e institucioneve të drejtësisë, nëpër prokurori dhe gjykata, prapë se prapë po paraqiten pengesa dhe mangësi në efikasitet, prandaj edhe tani, me këtë grevë që po vazhdon nga të punësuarit në administratë, efikasiteti në punë po e merr edhe një goditje dhe minus tjetër të madh i tërë gjyqësori i Kosovës për mungesë të efikasitetit të zgjidhjes së lëndëve.

Kolapsi në zgjidhjen e lëndëve do të rritet pasi që përsëri është aktivizuar greva e punëtorëve të administratës në gjykata të cilët kërkojnë privilegje të veçanta sipas pozitës, për dallim nga ato që ju sigurohet sipas ligjit të nëpunësve- shërbyesve civil në institucionet e Kosovës. Greva është iniciuar nga administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe e njëjta është mbështetur me automatizëm edhe nga gjykatat tjetra, përveç punëtore të Gjykatës Themelore në Prishtinë, grevën e kanë nisur edhe punëtorët e administratës së degës së saj në Podujevë, Drenas dhe Lipjan si dhe në Gjykatë e Apelit. Pra të njëjtën ditë, përveç punëtorëve të administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinës dhe Lipjanit, grevën e kanë nisur edhe punëtorët e administratës të Gjykatës së Apelit të cilët po kërkojnë super privilegje dhe paga të përafërta me ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve me ligj të veçantë.

Punëtorët e administratës në gjyqësor po e kërkojnë aprovimin e Ligjit të veçantë për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive, duke u bazuar në Projekt Ligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik. Kërkesa tjetër është ngritja e pagave, që sipas tyre duhet të bëhet përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Jo vetëm kaq, këta nëpunës të cilët nuk mundë të marrin vlerësim pozitiv për efikasitetin që tregojnë në punën e tyre, po kërkojnë edhe pagesa linearë nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Po ashtu ata nuk duan që gjatë orarit të punës të ushqehen nga të ardhurat personale por po kërkojnë ekstra pagesa të shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesat e udhëtimit prej 3 euro. Meqenëse këta punëtor i takojnë këtij institucioni edhe për ta duhet të interesohet Ministria e Drejtësisë për të vendosur rend dhe ligj e përgjegjësi në këtë shtyllë kryesore të shtetit të cilën e shkatërroi SHIK-u për dy dekada me kapjen e të gjitha strukturave të pushtetit dhe instalimin e tyre edhe në drejtësi, duke përfshirë edhe administratën e Prokurorisë dhe të gjykatave, sa më parë duhet që të intervenohet për të gjetur shkaqet dhe arsyet e vërteta të pakënaqësive të një numri të punëtorëve administrativ, për zgjidhjen e atyre ankesave nëse janë të drejta. Mirëpo nëse e bëjmë një vlerësim real, besimi në gjyqësor deri më tani ka qenë i një niveli tepër të ulët. Kjo për faktin se përveç shkeljes së të drejtave të njeriut në shumë raste, kemi edhe zvarritje dhe neglizhencë të administratës qe shprehet në institucionet e drejtësisë, e që si pasoj e pësojnë qytetarët të cilët me vite presin proceset juridike, e që në shumë raste edhe vjen edhe deri te vjetërsimi i lëndëve dhe kështu humb shpresa në drejtësi. Kjo situatë e krijuar kaotike nuk duhet të lejohet të vazhdohet, duhet sa më parë të intervenohet në këtë aspekt që në të ardhmen mos të ketë pengesa dhe dallime aq të mëdha në të ardhurat personale si deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".