Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Bashkimi Evropian në mbështetje të VETTING-ut për pastrimin e drejtësisë nga kthetrat e oligarko-mafisë krimo-politike!

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Bashkimi Evropian në mbështetje të VETTING-ut për pastrimin e drejtësisë nga kthetrat e oligarko-mafisë krimo-politike!

Gani Qarri

  • 08 March 2022 - 07:43

Shkruan: Analist - Gani Qarri

Frika e përafrimit të kohës së miratimit të ligjit VETTING, ka bërë që të korruptuarit dhe shërbëtorët e krimit të organizuar të infiltruar në sistemin e drejtësisë, të futen në ethe të ftohta, të cilët jo vetëm që po e kundërshtojnë Vetting-un, por nuk kanë ofruar as bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grupin punues.

-Koha e kthimit të përgjigjes me komente nga komisioni i Venecias po afron, ndaj siç ka paralajmëruar Ministrja e drejtësisë, muajt e pranverës janë vendimtar për miratimin e ligjit VETTING, dhe amendamenteve përkatëse për harmonizimin e tij me kushtetutën e Kosovës, në mënyrë që pas 16 marsit, reforma e thellë në drejtësi të marrë rrugë, kur pritet të bëhen publike edhe rekomandimet dhe komentet e Komisionit të Venecias.

Sipas Albulena Haxhiut, drafti i parë i amendamenteve kushtetuese për VETTING-un në sistemin e drejtësisë tanimë ka përfunduar dhe Ministria është në pritje të opinionit të Venecias, si dhe draftin e amendamenteve të cilat kjo ministri i ka dërguar pranë komisionit të Venecias, kështu që sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni do të mbahet më 16 mars, për faktin se në praktikat e komisionit të Venecias drafti i opinionit dërgohet dy javë përpara në mënyrë që ne të kemi mundësinë, t’i japim komentet tona lidhur me dokumentin në fjalë”, ka thënë Ministrja Haxhiu.

Ajo madje është shumë optimiste se Komisioni i Venecias në shqyrtimin e deritashëm nga ekspertët veç u ka dhënë mbështetje amendamenteve kushtetuese dhe në përgjithësi Vetting-ut në sistemin e drejtësisë, prandaj më 16 mars ato pritet vetëm të bëhen publike dhe të zyrtarizohen. Në koordinim me faktorin ndërkombëtar, për çështjen e VETTING-ut, sipas ministres, tanimë është konfirmuar mbështetja e fuqishme nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa qëndrojnë në kontakte të vazhdueshme edhe me Ambasadën Amerikane dhe vet BE-në, zyrën përkatëse në Prishtinë.

Madje ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar ka dalë publikisht në mbështetje të VETTING-ut në sistemin e drejtësisë, prandaj e konsideron këtë si hap shumë pozitiv duke pas parasysh që kjo mbështetje e madhe vjen pikërisht prej një shteti jashtëzakonisht të rëndësishëm për Republikën së Kosovës, e mbështetje e ngjashme pritet edhe nga BE-ja dhe Ambasada Amerikane.

Kështu që siç deklaron Ministrja Haxhiu, fillimi i zbatimit të VETTING-ut, duhet të jetë lajm i frikshëm vetëm për shkelësit e ligjit, por jo edhe për profesionistët që duan shtet të së drejtës, punë të ndershme dhe barazi para ligjit, ndërsa njerëzit që i frikësohen VETTING-ut, nuk kanë integritet moral e profesional.

E për ta vlerësuar drejtë e pa anshëm dhe në mënyrë tërësisht profesionale pastërtinë, kredibilitetin dhe integritetin e secilit, njerëzit e ndershëm dhe me integritet profesional brenda sistemit të drejtësisë, kanë interes për VETTING-un sepse vetëm përmes VETTING-ut vjen në shprehje puna e tyre e pastër ligjore, siç kemi grupe dhe individ pa integritet profesional e moral, që konsiderojnë se nuk do ta kalojnë sprovën në ballafaqim me VETTING, ndaj dhe është detyrë e komisionit përgjegjës që të themelohet një mekanizëm i pavarur për ta bërë VETTING-un tek të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".