Aksioni anti-korrupsion brenda policisë, po e shemb piramidën e krimit të organizuar

Aksioni anti-korrupsion brenda policisë, po e shemb piramidën e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 16 March 2022 - 16:54

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Nisur edhe nga raportet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Shqipëria konsiderohet si vend burim i kanabisit dhe bazë për trafikantët ndërkombëtarë të drogave, veprimi i të cilëve sipas informatave të DASH, mjerisht shtrihet gjerë e gjatë edhe në Kosovë, ndaj arrestimet e sotme nuk tregojnë asgjë të re, dhe as të paditur për shqiptarët dhe Evropën, përveç faktit që Kosova u dashtë të priste ndryshimet në Qeveri për të kryer këto arrestime me disa vite vonesë, të cilat nuk janë të vetmet as të fundit, por pritet të ketë edhe arrestime të tjera anë e mbanë vendit e ndoshta edhe jashtë tij, për kapjen e dirigjuesve të kontrabandës, kontrolluesve dhe bosëve të mafies së drogës.

Duke pasur parasysh faktin e futjes masive të drogës dhe narkotikëve, që prej kanabisit e deri te kokaina, me kamion, nga Shqipëria e cila është kthyer në Kolumbi të Evropës, nëse sasia e saj, numërohet vetëm nga 7 nëntori i vitit 2020,kur në Mal të Zi, u kap kamioni me 2.6 ton kanabis i futur nga Shqipëria, më 10 qershor të vitit 2021 një kamion tjetër me sasi të drogës në vlerë prej mese 200 mijë eurove, që u kap rreth orës 0.1 të pas mesnate në FYROM, i futur po ashtu nga Shqipëria me destinacion Greqinë, apo skandali i kamionit me 400 kg. kokainë, i cili nga porti i Durrësit u fut pa asnjë problem në pikën tonë kufitare dhe vetëm pas sinjalizimit nga DEA dhe policia italiane, u kap më 18 maj të vitit 2021,në Lipjan të Kosovës, të gjitha këto dëshmojnë hapur, se në pikat kufitare Qafë Morinë e Qafë Prush, shteti ynë, jo vetëm që nuk kishte policë të njëmendtë as kontroll të mirëfilltë doganore, por me lejen e tyre, Kosova shfrytëzohej lirshëm nga kontrabandistët, si vendi i parë transit i drogës dhe narkotikëve, për në shtetet evropiane, gjendje që po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme edhe për të rinjtë tanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Prandaj aksioni i fundit anti korrupsion brenda radhëve të vet policisë së Kosovës, jo vetëm që ishte mese i nevojshëm dhe shumë i arsyeshëm, por ai zbuloi edhe skemën më të thellë kriminale të instaluar nga nëntoka e krimit të organizuar, nën mbikëqyrjen e SHIK-ut ilegal, tash e mbi 22 vite me radhë, e që megjithatë, kulmi i hetimit dhe zbardhjes së kësaj lidhje mafioze, mundi të ndodhte vetëm pas ndryshimeve të mëdha politike në Qeverisjen e vendit dhe vullnetin e dëshmuar për rivendosjen e rendit e të ligjit, si dhe spastrimin e institucioneve të shtetit nga krimi i organizuar.  Kështu që, sot erdhi puna deri aty, sa vet kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës ta zbuloi publikisht skandalin e trishtueshëm të krimit të organizuar në polici, duke dëshmuar me argumente se si policët dhe doganierët e arrestuar, vetëm gjatë një viti, u përfshin mbi 400 herë në vepra të kundërligjshme penale, që në një proporcion të thjeshtë, i bije që për çdo ditë pune të tyre, të jenë kryer së pakut, nga dy veprime kriminale nga policët dhe doganierët e inkriminuar në korrupsion dhe krim të organizuar, marrje të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj.  Për aq më tepër, nisur nga raportet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Shqipëria konsiderohet si vend burim i kanabisit dhe bazë për trafikantët ndërkombëtarë të drogave, veprimi i të cilëve sipas informatave të DASH, mjerisht shtrihet gjerë e gjatë edhe në Kosovë, ndaj arrestimet e sotme nuk tregojnë asgjë të re, dhe as të paditur për shqiptarët dhe Evropën, përveç faktit që Kosova u dashtë të priste ndryshimet në Qeveri për të kryer këto arrestime me disa vite vonesë, të cilat nuk janë të vetmet as të fundit, por pritet të ketë edhe arrestime të tjera anë e mbanë vendit e ndoshta edhe jashtë tij, për kapjen e dirigjuesve të kontrabandës, kontrolluesve dhe bosëve të mafies së drogës. Megjithatë kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili deri me ndryshimet politike në udhëheqjen e shtetit, pothuajse vetëm ka fjetur, drejtori i Policisë Samedin Mehmeti dhe kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj, duke shpalosur disa nga detajet e hetimit të këtij grupi kriminal brenda policisë së Kosovës, deklaruan se prangosja e 48 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve për veprat penale të marrjes së ryshfetit është një nga sukseset më të mëdha antikrim të zhvilluara deri më tani, akt që ndërlidhet drejtpërdrejtë edhe me kriterin kryesor të mbetur peng për liberalizimin e vizave, për çka ka pasur dhe ka ende hezitime nga disa vende të BE-së, derisa të bëhet spastrimi i plotë i institucioneve nga kriminelët dhe krimi i organizuar. Por vet arrestimi i mese 50 zyrtarëve policor dhe doganierëve të korruptuar, vetëm në dy pika kufitare dhe brenda vetëm pak orëve të paradites së 14 marsit, përveçse është ngjarje shumë shqetësuese për gjithë vendin, mjerisht ajo tregon edhe se deri në ç`shkallë të lartë dhe nivele të rrezikshme, ka arritur të depërtojë korrupsioni dhe krimi i organizuar, brenda vet organeve të rendit dhe mbrojtjes së ligjit në Republikën e Kosovës, akt i cili dëshmon më së miri se sa luftë e madhe dhe përpjekje e jashtëzakonshme duhet dhe është e nevojshme medoemos të zhvillohet kundër sistemit korruptiv e kriminal të instaluar në polici dhe doganat e Republikës së Kosovës, nga ish qeveritarët dhe partitë e inkriminuara. Madje, sa i takon veprimtarisë kriminale, sipas raportit të fundit të DASH, as në Kosovë, gjendja nuk ka dalluar shumë nga ajo në Shqipëri, ku qeveritë e kaluara, kishin kopjuar edhe modelin e qeverisjes nga Shqipëria, prandaj grupet mafioze dhe ato të krimit të organizuar të lidhura me politikën dhe nëntokën kriminale kanë vepruar, pothuajse lirshëm në të dy anët e kufirit, kështu që vet rastet e tilla të cilat po zbulohen dita ditës në radhët e institucioneve të sigurisë, arsyetojnë plotësisht nevojën e patejkalueshme të dekriminalizimit të thellë të të gjitha enteve dhe institucioneve të shtetit dhe një VETTING gjithëpërfshirës përmes procesit të detajuar të rivlerësimit e hetimit të hollësishëm të së kaluarës të secilit të punësuar sidomos në polici dhe dogana, ashtu sikur që pritet të ndodhë tanimë edhe në sistemin e drejtësisë me gjyqtarët dhe prokurorët e kapur e të inkriminuar të shtetit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".