Ja se si po dëshmohen raportet e DASH-it, krimi i organizuar edhe në institucionet e sigurisë!

Ja se si po dëshmohen raportet e DASH-it, krimi i organizuar edhe në institucionet e sigurisë!
Ja se si po dëshmohen raportet e DASH-it, krimi i organizuar edhe në institucionet e sigurisë!

Xhevat Meha

  • 17 March 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI: Xhevat Meha

Raportimet nga DASH dhe institucionet e ngjashme ndërkombëtare ka shumë vite që paraqesin afërsisht gjendje të njëjtë, nivel tepër i lart i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kur kemi nivel kaq të lart të krimit të organizuar dhe korrupsionit për këtë kohë pothuajse 15 vjeçare , kjo është dëshmi se niveli është ekstrem i lartë.

Niveli ekstrem i lart i krimit të organizuar dhe korrupsionit sigurisht se në vetë mbartë vështirësitë e luftimit. Vështirësia e luftimit vjen se krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk janë zhvilluar rastësisht dhe në mënyrë stihike. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë zhvilluar dhe ndërtuar nga struktura të mirë organizuara shtetërore të shtetit të Serbisë, kuptohet me ndihmën e marrë nga Rusia, e që janë zbatuar përmes rrjetit të strukturave të fshehta serbe në Kosovë. Fakti se krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë janë ndërtuar në mënyrë të organizuar, e bënë që edhe luftimi duhet të zhvillohet në mënyrë të organizuar. Fakti se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë ndërtuar pas një studimi të thellë e të gjerë nga institucionet më të fuqishme nga Beogradi, përfshi edhe të majtën e Tiranës e deri në Moskë, duke përdorur dijeni më të fundit të laboratorëve më të mira, e bënë luftimin edhe më të vështirë.

Fakti se laboratorët e Beogradit dhe Moskës dhe veprimtaria e strukturave të fshehta serbe e ruse janë duke punuar në Kosovë për një periudhë mbi 150 vjeçare e bënë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit ekstrem të vështirë. Qeveria e tanishme ka marrë besimin e qytetarëve për të luftuar këtë, dhe kanë shumicën e qytetarëve në anën e tyre. Luftimi duhet të jetë i studiuar dhe organizuar duke marrë për bazë nivelin dhe vështirësitë që u elaboruan. Ashtu si është larguar administrata dhe forcat e sigurisë së Serbisë nga Kosova, ashtu edhe do të eliminohet kontrolli i Serbisë mbi Kosovën përmes strukturave të fshehta, dhe ashtu do të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".