Haram ju qoftë uniforma e Policisë së Kosovës, nëse vërtetohet fajësia e tyre!

Haram ju qoftë uniforma e Policisë së Kosovës, nëse vërtetohet fajësia e tyre!
Haram ju qoftë uniforma e Policisë së Kosovës, nëse vërtetohet fajësia e tyre!

Drizan Shala

  • 20 March 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI- Drizan Shala

Për luftën kundër korrupsionit një parti politike fitojë edhe zgjedhjet, bile me një përqindje aq të madhe. Ata që e votuan u gëzuan por e di që edhe ata që nuk e votuan këtë parti, aq shumë besonin dhe dëshironin që të fillonte beteja kundër të keqes-korrupsionit. Atë ditë por edhe në ditët në vijim, filluan edhe reagimit institucionale për këtë aksion kaq të suksesshëm të IPK-s dhe secili nga ta, në deklarimet e tyre, me aq pasion, dëshironin të merrnin një pjesë meritës.

Mburrje me Inspektoratin Policor të Kosovës apo turpërimi para tyre?. Para disa ditëve i tërë vendi u informua apo mund të themi u bombardua me lajmin. për një aksion të madh të Inspektoratit Policor të Kosovës, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në arrestimin e shumë zyrtarëve Policor ( në mesin e tyre dy oficer me grade Toger) dhe dy doganier të Doganave të Kosovës, për veprën e supozuar penale, marrje ryshfeti, korrupsion. Fjala korrupsion në Kosovë është fjala më e urryer, aq e urryer sa që i madh e i vogël në këtë vend e urrejmë, me përjashtim të të korruptuarve që fatkeqësisht nuk janë pak në Kosovën tonë, e edhe më keq, siç mësojmë nga ky aksion, ai është i instaluar edhe të ata njerëz, që janë të thirrur për t’na mbrojt nga kjo sëmundje vdekje prurësve. Po, të gjithë ishim të gëzuar, sepse në vendin tonë do të ishin 50 e ca më pak njerëz-oficer të këqij, të cilat tani do të përballen me drejtësinë për veprat e supozuara. Nëse vërtetohet fajësia e tyre, urojë nga zemra të marrin krejt ofshamat e skamnorëve të vendit tone dhe gjithë mllefin tone qytetar. Haram ju qoftë uniforma e Policit të Kosovës, për të cilën u derdh aq gjak që ta kemi si shtet. Për luftën kundër korrupsionit një parti politike fitojë edhe zgjedhjet, bile me një përqindje aq të madhe. Ata që e votuan u gëzuan por e di që edhe ata që nuk e votuan këtë parti, aq shumë besonin dhe dëshironin që të fillonte beteja kundër të keqes-Korrupsionit. Atë ditë por edhe në ditët në vijim, filluan edhe reagimit institucionale për këtë aksion kaq të suksesshëm të IPK dhe secili nga ta, në deklarimet e tyre, me aq pasion, dëshironin të merrnin një pjesë meritës. Me keqardhje, vërtet, sepse disa aq pak meritor e disa bile as fare apo siç themi popullorçe HIQ. Mire shumë, por hajde të shohim gjendjen e këtyre burrave dhe grave të IPK, që po mburremi me ta, se si e kanë gjendjen, sa kanë staf, si qëndrojnë me logjistikën e tyre dhe sa i ka vizituar dikush nga qeveria për ti mbështetë për punën e tyre vërtet heroike, e më pastaj të ulin kokën ata që duhet. Inspektorati Policor i Kosovës me legjislacion është shumë mire i rregulluar sepse në kohën e hartimit të tij, Kosova ka pas një ndihmë të jashtëzakonshme nga shteti mik Britania e Madhe, por edhe nga SHBA. Misioni, detyrat dhe kompetencat e tyre në plotëni janë aq mire të harmonizuara. Por Inspektorati Policor i Kosovës përballet me vështirësi tjera, ku përderisa jam duke e shkruar këtë tekst ndihem aq keq për ata burra dhe gra që mbrojnë vendin dhe PK nga të këqijat. Së pari, IPK gjendet në një objekt që as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e tyre për akomodim në realizim të detyrave të tyre. Së dyti, i gjithë personeli i IPK numëron përafërsisht 93 zyrtar, ndërsa si detyrë e tyre është që çdo parregullsi, shkelje ligji etj, të mbikëqyrin dhe të hetojnë mbi 10.000 zyrtarë të Policisë së Kosovës. Që nëse pjesëtohet dhe supozojmë që të gjithë këta janë hetues, i bije 1 zyrtar i IPK për 139 zyrtar policor. Por këta 93 zyrtar të IPK nuk janë që të gjithë hetues, shumë normal, sepse ata kanë administratë e vende të caktuara pune, pra s’janë krejt hetues. Pra hetues sipas anagramit janë vetëm 43 zyrtar, prej tyre vetëm 27 janë të caktuar për të realizuar hetimet sipas nevojës dhe detyrës zyrtare. Ata ndër vite kanë bërë kërkesa e kërkesa që ky numër të rritet dhe ata të kanë mundësin reale të janë më operativ dhe funksional. Por asnjëherë nuk është realizuar kërkesa e tyre. Ata vazhdojnë me atë numër. Së treti,aspekti logjistik, ata as uniformë nuk kanë, të vetmen që e kanë një jakne ngjyrë të katërt me mbishkrim të IPK, që ju ngjanë atyre mantilave të kaltër që në socializëm i bartnin nxënësit në të mesmen.Ata për një hetim, kalojnë ditë dhe net në teren, në të ftohët dhe në vapë, dhe nuk kanë veshje nga shteti. Kohë më pare, Ministri i Punëve të Brendshme, ua ka ndaluar edhe mbushjet e telefonave, që i kanë pasur nga 10 euro si hetues.  Paramendo për një hetim që mund të zgjatë ku duhet të thërrasin nga tereni këta hetues, ata harxhojnë nga paga e tyre, për përmbushjen e detyrave të shtetit. Në anë tjetër në shumë Ministri, psh. si ajo e Punëve të Brendshme dhe e Mbrojtjes, zyrtarë që fare nuk lëvizin nga zyra sepse s’kanë punë tereni, me telefonin fikse në tavolinë marrin sigurisht mbi 20 euro në muaj. Flota e automjeteve aq e vjetërsuar dhe jo në sasinë e nevojshme. Disa nga këto automjete, edhe nuk ndezin, sepse ju kanë shkuar akumulatorët dhe zyrtarët e IPK i sjellin veturat e tyre e me kallo detyrohen ti ndezin. Po dua të besojë se Kryeministri i vendit nuk e din këtë gjendje, andaj ndoshta mund edhe ti vizitojë, pasi edhe kështu asnjëherë varësi i tij, Ministri i Punëve të Brendshme nuk i ka vizituar. E atë nëse i viziton, sigurisht do  i nderon edhe me lëvdata. Mburrje me Inspektoratin Policor të Kosovës apo turpërimi para tyre në kushtet që i kemi parë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online