Dënim efektiv me burg për ish 4 ministrat e Qeverisë Thaçi 2 për aferën e hidrocentraleve

Dënim efektiv me burg për ish 4 ministrat e Qeverisë Thaçi 2 për aferën e hidrocentraleve
Dënim efektiv me burg për ish 4 ministrat e Qeverisë Thaçi 2 për aferën e hidrocentraleve

Dardan Grapci

  • 04 April 2022 - 16:45

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Loja e bërë me aferën e hidrocentraleve duhet të gjykohet drejtë dhe përgjegjësit të mos amnistohen apo dënohen me kusht, sikur kemi me dhjetëra raste që ndodhin në praktikën e gjyqësorit tonë kur bëhet falë  rreth përfshirjes në krim të njerëzve të lartë, figurave politike me ndikim.

 

Epilogu gjyqësorë për korrupsion ndaj katër ish ministrave të ish-Qeveris Thaçi 2 të cilët janë të akuzuar për aferën e hidrocentraleve duhet urgjentisht të merr fund. Gjykata themelore e Prishtinës nuk duhet ti lë të lirë këta individ, ani pse me ligj  deri në këtë fazë janë amnistuar, nuk janë në paraburgim, por në fund të procesit duhet  të dënohen dhe nuk duhet lejuar  që  të lirohen, përkundrazi duhet të arrestohen dhe dënimin meritor ta vuajnë  me burg.Hidrocentralet mund ta luajnë një rol të madhe tek ekonomia  dhe me peshë për qytetarët, dhe nuk është dashur të lejohet që të privatizohen, sepse nga momenti kur është privatizuar KEK-u , ku sot njihet si KEDS po luajnë edhe me çmime, në mungesë konkurrence në tregun e energjisë, prandaj edhe  kemi shtrenjtim të energjisë elektrike. Prandaj hidrocentralet është dashur të ruhet, të revitalizohen mirë dhe sipas kushteve të ndërtohen edhe të tjera të reja në ato zona  të përshtatshme për furnizime ujore, sepse  interesi është edhe i anës tjetër i mbrojtjes nga vërshimet. Nëse ndodh të kemi gjatë stinëve të lagëta  reshje të mëdha të shiut apo shkrirje të borës që ndikohet në ngritjen e nivelit të ujit, qytetarët janë më të sigurt nga rreziku i përmbytjeve nëse ato ndërtohen në vendin dhe rajonin e qëlluar, kurse mundë të rrezikohen vetëm nëse ndërtimi i  hidrocentralit ndodhë ma studim të mirëfilltë nga ndonjë kompani private dhe në vendin e gabuar.Edhe nëse ndodhë që në të ardhmen, Qeveria të jep dritën e gjelbër për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, Lumëbardhi duhet të anulohet nga tenderi për shkak se nuk ka hapësirë të mjaftueshme dhe e dyta zonat malore dhe rrugët do të bllokoheshin, ku gjithashtu edhe natyra do ta humbë atë gjallërinë dhe karakterin mbrojtës të ambientit  gjatë zezonës verore. Loja e bërë me aferën e hidrocentraleve duhet të gjykohet drejtë dhe përgjegjësit të mos amnistohen apo dënohen me kusht, sikur kemi me dhjetëra raste që ndodhin në praktikën e gjyqësorit tonë kur bëhet falë rreth përfshirjes në krim të njerëzve të lartë, figurave politike me ndikim.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".