Shteti të lirohet nga festomania e tepruar që po e ndikon negativisht zhvillimin ekonomik

Shteti të lirohet nga festomania e tepruar që po e ndikon negativisht zhvillimin ekonomik
Shteti të lirohet nga festomania e tepruar që po e ndikon negativisht zhvillimin ekonomik

Blerim Burjani

  • 07 April 2022 - 07:38

Shkruan:ANALISTI: Blerim Burjani

Me ndihmën e ekspertëve ligjor dhe të historianëve, duhet punuar e vlerësuar në atë drejtim që qon kah shkurtimi i numrit të madh të festave dhe humbjes pa nevojë të ditëve të punës duke pushuar dhe duke festuar. Pra disa festa të shumta duhet të mënjanohen krejtësisht nga kalendari zyrtar.

-Kaherë është dashur që të merren institucionet më shumë dhe më seriozisht me trajtimin e legjislacionit për festat. Ka pasur shumë vite që kanë kaluar, është paraparë në programet e qeverive, por nuk është realizuar, ka mbetur pa u rregulluar si duhet Ligji për festat në shtetin e Kosovës. Është tepër e domosdoshme, e rëndësisë së veçantë rregullimi më i mirë i kësaj çështje. Gjithsesi duhet të bëhet një zgjidhje më racionale, duhet të ndodhë reduktimi i festave sepse kështu si është aktualisht janë të shumta, të tepërta dhe shumë të pa nevojshme.

Askush nuk është kundër shënimit të datave me rëndësi të caktuar për shtetin dhe kombin , por duhet menduar shumë më racionalisht në këtë çështje. Pra, i gjithë ky numër festash ashtu sikur e përcakton ligji aktual, dhe e lejon zgjerimin e tyre edhe me data memoriale e ceremoniale, është shumë e çuditshme dhe aspak e pranueshme. Duhet të ketë arsye të shumta, dhe ato arsye të jenë shumë serioze për ta bërë një ditë të caktuar ditë dhe datë feste. Angazhimi për ta gjetur zgjidhjen e pranueshme dhe racionale duhet të jetë një angazhim shumë i përqendruar e serioz, duhet të konsultohen të gjithë ligjvënësit në cilësinë e ekspertëve dhe pastaj të vendosen datat e festave. Me ndihmën e ekspertëve ligjor dhe të historianëve, duhet punuar e vlerësuar në atë drejtim që qon kah shkurtimi i numrit të madh të festave dhe humbjes pa nevojë të ditëve të punës duke pushuar dhe duke festuar. Pra disa festa të shumta duhet të mënjanohen krejtësisht nga kalendari zyrtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".