Alarmohet BE-ja, nga frika e ndikimit rus në Ballkanin, ngjallen shpresat për integrimin e shqiptarëve

Alarmohet BE-ja, nga frika e ndikimit rus në Ballkanin, ngjallen shpresat për integrimin e shqiptarëve
Alarmohet BE-ja, nga frika e ndikimit rus në Ballkanin, ngjallen shpresat për integrimin e shqiptarëve

Rexhep Shahu

  • 08 April 2022 - 07:46

Shkruan:ANALISTI: Rexhep Shahu

Nisur nga shqetësimi që Rusia donë të dalë në Mesdhe, dhe donë ta destabilizoj Ballkanin për ta pasur një këmbë në Serbi, donë që Malin e Zi mundësisht ta nxjerr nga NATO, e donë edhe bregdetin shqiptar që e ka ëndërruar me shekuj, përveç Amerikës sikur po zgjohet edhe diplomacia evropiane nga gjumi. Alarmet e para i ka dhënë diplomacia gjermane, ministria e jashtme gjermane, kancelari gjerman dhe prandaj i kërkon Evropës vëmendje të shtuar në Ballkan.

- Evropa që gjithsesi u gjend edhe e hutuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe e pavendosur plotësisht për disa kohë që i shfrytëzoi Rusia për përparimin e saj në Ukrainë, tani kërcënohet nga brigjet e saj, kërcënohet në kufijtë e saj dhe Ballkani është një portë e rëndësishme hyrëse e Evropës. Duket se burokracia e Evropës ndjehet e turpëruar për çfarë ka bërë deri sot dhe si është sjellë me vendet e Ballkanit, e veçmas me Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë e Kosovën. Duket se ka mbaruar melodia kushtet para statusit dhe besohet se nga interesat e saj Evropa do ti përfshij më shpejtë në gjirin e saj shqiptarët. Le të shpresojmë se do të hapet drita jeshile për Shqipërinë, për Kosovën që ti liberalizohen vizat.

Në asnjë rrethanë nuk ikin më shume se sa kanë ikë shqiptarë nga rajoni e trojet e tyre, por merr fund stresi e përbuzja e diskriminimi i tyre. Nuk besoj tek diplomacia e vendeve të vogla që janë nismëtare pasi pa u akorduar Franca e Holanda që kanë qenë bllokuese nuk bëjnë pune vendet e vogla. Evropa duhet të bëhet orkestër e intonuar pasi ndryshe do të vazhdoj të jetë një organizëm ku mungon fuqia për tu mobilizuar e për tu bërë bashkë. Frika e Evropës nga kaq pak shqiptar apo boshnjak është qesharake, kur ajo hap dyert për miliona e miliona ukrainas. Le të shpresojmë se Gjermania po bëhet edhe lokomotivë politike e Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".