Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme po i tmerron 'biznesmenët' e inkriminuar të lidhur me mafio-politikën!

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme po i tmerron 'biznesmenët' e inkriminuar të lidhur me mafio-politikën!
Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme po i tmerron 'biznesmenët' e inkriminuar të lidhur me mafio-politikën!

Arsim Aziri

  • 08 April 2022 - 16:51

Shkruan:ANALISTI: Arsim Aziri

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë top premtim elektoral i partnerëve në koalicionin aktual, prandaj edhe tash është e pritshme dhe besueshme që ky ligj do të arrin që ti zbulon dhe zhvesh nga pasuria e plaçkitur të gjithë ata që  janë pasuruar dhe kanë krijuar biznese duke abuzuar me pushtetin dhe që e mbajtën të kapur e uzurpuar shtetin, për ta zhvatur si të ishte pronë e tyre private buxhetin e shtetit.

Në kuadër të Qeverisë Kurti, dhe angazhimit në fushën e sundimit të ligjit, Ministria e Drejtësisë  me të drejtë po konsiderohet si njëra nga institucionet më aktive në zbatim të programit legjislativ dhe të hartimit të politikave efektive anti-korrupsion, për vendosjen e rendit dhe të ligjit në binarët normal, siq e kanë kërkuar dhe po e kërkojnë standardet evropiane. Në këtë rrafsh vlen për tu çmuar edhe paralajmërimi I Ministrisë së drejtësisë për dërgimin në parlament pa vonesë për miratim të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme. Ky ligj ishte kërkuar edhe në tre mandatet e kaluara para ardhjes së VV-së në pushtet por politike e kishte refuzuar, pavarësisht mbështetjes  së fuqishme ndërkombëtare që i  jepnin një kërkese të tillë, të artikuluar edhe nga shoqëria civile. Është e ditur dhe shumë e pritshme që pas miratimit dhe fillimit të zbatimit të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme do të ndodhë  një  tërmet i madh i përmbysjes së biznesmenëve të mafio politikës dhe nëntokës kriminale. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë top premtim elektoral i partnerëve në koalicionin aktual, prandaj edhe tash është e pritshme dhe besueshme që ky ligj do të arrin që ti zbulon dhe zhvesh nga pasuria e plaçkitur të gjithë ata që janë pasuruar dhe kanë krijuar biznese duke abuzuar me pushtetin dhe që e mbajtën të kapur e uzurpuar shtetin, për ta zhvatur si të ishte pronë e tyre private buxhetin e shtetit. Ndonëse Ligji akoma nuk ka arritur në Kuvend dhe nuk është bërë publik, është për të besuar në paralajmërimin e Ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu,  e cila ka deklaruar se me Ligjin e ri për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme nuk do të përjashtohet askush nga zyrtarët publik të të gjitha niveleve, nga ato lokale e deri në kupolën e institucioneve të larta qendrore,  madje as ish-krerët shtetit dhe  figura emblematike të UÇK-së  që kanë qenë në pushtet, por që  aktualisht po akuzohen në gjykatën e  Hagës. Për ta luftuar  me efikasitet krimin dhe korrupsionin, për ta verifikuar  pasurinë e fituar nga njerëz në institucionet publike  është një  mundësi fare e  thjeshtë dhe e realizueshme sepse me pagat e zyrtarëve të lartë në Kosovë askush nuk ka mundur të bëhet milioner, nëse nuk ka abuzuar dhe nëse nuk është korruptuar, pavarësisht faktit që disa nga ata kanë pasur paga super të majme, por që kur bëhet fjalë për investim në biznes, ajo është e pa mundur të bëhet me paga të tilla. Ndihmë të madhe institucioneve të drejtësisë, për të hetuar dhe verifikuar pasurinë  e ish zyrtarëve apo atyre që janë në detyrë dhe dyshohet për rrugën e përfitimit, mundë të japin edhe qytetarët, sepse Kosova është vend i vogël dhe  të gjithë e dinë se kush si ka vepruar para dhe pas luftës,  dhe në momentin kur Institucioni do të themelohet nga Kuvendi, pra kur fillon puna e tij, në rastin kur shohin se një zyrtar ka pasuri në s’përputhje me të ardhurat që i ka, rasti duhet të denoncohet dhe të hetohet. Është për tu përshëndetur mbajtja e premtimit të Qeverisë, e sidomos angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë, që me legjislacionin e ri duhet të  fuqizohen institucionet ligj zbatuese që ato të merren  me pasuritë e politikanëve të cilat nuk mund t’i justifikojnë dhe arsyetojnë se si I kanë krijuar në karrierën e tyre politike, me të ardhurat e përfituara në mënyrë legale nga buxheti i shtetit dhe veprimtaritë tjera publike të njohura e të ligjshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"