Akuza për antiamerikanizmin e Qeverisë, mjet i shpifjes dhe shantazhit

Akuza për antiamerikanizmin e Qeverisë, mjet i shpifjes dhe shantazhit
Akuza për antiamerikanizmin e Qeverisë, mjet i shpifjes dhe shantazhit

Dr. Hysni Aliu

  • 12 April 2022 - 07:48

Shkruan:ANALISTI: Hysni Aliu

Opozita e Kosovës, është duke bërë gjithçka që ta rrezoj nga pushteti Qeverinë Kurti e cila siguroi më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ata që nuk udhëhiqen nga interesat personale materiale, apo nga një fanatizëm partiak i sëmurë, e dinë mirë që këta të opozitës derisa ishin në pushtet, për veten dhe familjarët e tyre i siguruan milionat, ndërsa popullatën e quan në varfëri të skajshme ku populli ishte tërësisht i pashpresë dhe rrugëdaljen e shihnin vetëm në mërgim. Mërgimtarëve ju lodh shpina duke punuar për të afërmit e vetë në Kosovë që ishin tërësisht të papunë dhe përballeshin me varfëri, andaj votuan për ndryshimin. Tendenca dhe planet makabre për ndarjen e Kosovës ishin pika e vlimit tek populli i Kosovës, që vendosi të hedh jashtë pushtetit ata që robëruan për 20 vite.

Qeveria Kurti i ka sjellë Kosovës dhe Kosovarëve dinjitetin në bisedimet në Bruksel, por edhe në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Tani më, kryeministri i Kosovës e as kryetarja e Kosovës, nuk kanë nevojë të jenë kokë ulur kur flasin për korrupsionin, sepse nuk e ndjejnë atë barrë në lëkurën e vetë ashtu siç e ndjenin ata që qeverisnin më herët. Tani më, as kryeministri Kurti e as presidentja Osmani, nuk munden të shantazhohen nga Serbia e as nga ndërkombëtarët, duke ua përmendur korrupsionin apo të kaluarën e tyre. Pra, për herë të parë kemi udhëheqës shtetërore, që kanë integritet të plotë moral, intelektual e njerëzor që ju mundëson te jan vetvetja dhe të thonë atë që duhet ta theksojnë kur është në pyetje mbrojtja e shtetit të cilin e përfaqësojnë.

Nëse Kosova mund të konsiderohet me fat, përkundër fatkeqësive të shumta që e kanë kapluar gjatë tërë historisë së saj, mundë të themi që jemi popull me fat, sepse Zoti na ka dërguar në këtë botë njerëz që kan lindur bij e bija si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Demaqi, Vëllezërit Gervalla, Ibrahim Rugova, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Albin Kurti e Vjosa Osmani, që sa herë që përgjatë historisë ka pasur tendenca të fundoset anija e quajtur Kosovë, ka dalë njeri nga këta që e përmenda, e qindra apo mijëra tjerë që nuk munda ti përmendi nga të cilët kërkoj ndjesë, që e ka shpëtuar këtë anije të quajtur Kosovë nga fundosja. Kam vërejtur që mungesa e vizitës së kryeministrit Kurti në SHBA po përdoret nga opozita në çdo moment për ta etiketuar atë si antiamerikan dhe për të gjetur arsyen e mos vizitës së tij në SHBA tek gjoja antiamerikanizmi i Albinit. Vizita e ambasadorit të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e vërtetoj që pro amerikanizmi apo antiamerikanizmi nuk kanë të bëjnë aspak me vizitën e politikanëve apo udhëheqësve të caktuar në shtëpinë e bardhë. Nëse aq thjesht i shikojmë gjërat, pra me naivitetin e fëmijëve, pikërisht të qenunit antiamerikan po ta hapka derën për ta vizituar shtëpinë e Bardhe, sepse nuk mundesh të gjesh një njeri dhe një shtet më antiamerikan sesa Gjuriq dhe Serbia, dhe pikërisht ambasadori i Serbisë që nuk i vunë sanksione Rusisë ishte në Shtëpinë e Bardhë.

e Kosovës ishte kundër interesave të SHBA së, dhe pikërisht ata që planifikonin ndarjen e Kosovës, vizituan SHBA- të. Nëse kushti për të vizituar SHBA-të, është të jesh antiamerikan, të jesh i korruptuar, apo të jesh ai qe e copëton vendin tendë për shkak se e ke bishtin e kallët ( gjë që jam i sigurt që nuk është, përndryshe SHBA-të nuk do ishin këto që janë) atëherë ajo vizitë atje nuk ka çka i vyen asnjë dashamiri të kombit të vetë. Albin Kurti, po e tregon me vepra që është një luftëtar i pa kompromis kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, një udhëheqës që bën gjithçka për të përmirësuar mirëqenien e popullit të vetë dhe për të dal fitues në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, duke treguar kështu që i përket grupit të udhëheqësve botërorë që mendojnë, punojnë dhe marrin veprime demokratike , perëndimore dhe euroatlantike. Në aspektin psikologjik, vetëm njerëzit që kërkojnë vëmendje ( attention-seeking personality), pra personalitetet që vuajnë nga ky çrregullim, janë të dhënë mbas vizitave dhe takimeve me njerëzit e nivelit të lartë, të shteteve të mëdha, të pasur e kështu me radhë. Albin Kurti, nuk vuan nga ky çrregullim, andaj punon që ta donë populli i vet së pari e pastaj të fiton dashurin dhe respektin e miqve të Kosovës. Mos të harrojmë që mbi Albin Kurtin, rendon një barrë e rëndë e luftës që bëri për 15 vite kundër deformimeve që ju bënë Kosovës, dhe ku bashkësia ndërkombëtare verbërisht qëndronte mbrapa tyre, beteja që shpesh e kanë vendosur në pozitat që të sfidoj edhe partnerët më të mëdhenj të Kosovës.

Lufta në Ukrainë, sjellja e Serbisë, veprimet e pushtetarëve të kaluar të Kosovës, veprimet e ish presidenti Trump, besoj që duhet ta bëjnë perëndimin të kupton që Albin Kurti , nuk ka bërë betejë kundër tyre, e as kundër pushtetarëve që sot fatkeqësisht janë në Hagë, por ka mbrojtur demokracinë perëndimore duke përfshi këtu edhe SHBA-të dhe BE në. Unë besoj që ata që mbajnë ende inat me Albinin, duhet të veprojnë ashtu siç veproj kryetari i Gjermanisë, i cili tha” ne kemi gabuar me politikat ndaj Rusisë” sepse nuk kemi besuar që Rusia do të bënë diçka që do ta rrezikonte edhe ekzistencën e vetë ekonomike, ai e tha atë që e kam thënë unë me vite për Merkelin, që ishte një udhëheqëse e shkëlqyeshme dhe që kam simpati për të dhe njerzillëkun e saj, por sa i përket politikave afatgjata ishte një miope. Pra albini dhe populli i Kosovës, atë kohë të udhëhequr nga VV ja, kanë mbrojtur Evropën, kanë mbrojtur SHBA-të, e jo të kundërtën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".