Sjelljet arrogante të opozitës kundër qeverisë, identike me politikën e programuar të Listës Serbe dhe Vuçiqit

Sjelljet arrogante të opozitës kundër qeverisë, identike me politikën e programuar të Listës Serbe dhe Vuçiqit
Sjelljet arrogante të opozitës kundër qeverisë, identike me politikën e programuar të Listës Serbe dhe Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 18 April 2022 - 07:53

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është bërë cak i sulmeve të neveritshme nga opozita Kosovare, që më shumë të ngjajnë me urrejtjen që ka Vuçiqi ndaj Kosovës sesa të përngjanin në një opozitë të mirëfilltë Kosovare, e cila do të bënte një kritikë që mundë ta akceptoj mendja e shëndoshë e njeriut. Më shumë po sulmohet kjo qeveri nga opozita sesa nga Lista Serbe e Rakiqit, dhe kjo po më dhemb shumë, sepse unë nuk po mundë ta di më, se kush është miku apo armiku i Kosovës dhe shqiptarëve.

- Këta që sot janë opozitë,e që për 20 vite robëruan këtë popull, varfëruan dhe e zbrazën Kosovën, derisa për veten e tyre u bënë milioner, tani sikur ndryshuan brenda natës dhe të njëjtit robërues po ua qajnë hallin popullit të Kosovës, sikur kjo qeveri nuk po i ndihmoje qytetarëve dhe ju paska mbetur opozitës të ju del në mbrojtje. Është një thënie, ”nëse robëruesi të mbron nga dikush, ai të ,mbron për të vazhduar robërinë e vet ndaj teje, jo për të çliruar nga dikush apo për të ndihmuar”, edhe ujqit e mbrojnë gjahun e vetë dhe në fund e futin në barkun e vet. Është shumë e rëndësishme që populli të mban mend të kaluarën dhe përvojën që ka pasur me opozitën kur ata ishin në pushtet në mënyrë që të merr vendime që nuk do shkatërron të ardhmen e vet.

Vendimi i fundit i qeverisë Kurti, për të ndarë 100 milion euro ndihmë për qytetarët e Kosovës, për shkak të ngritjes së çmimeve si pasojë e krizës globale, është një vendim që tregon se zemra e kësaj qeverie rrah për popullin, e shpirti i saj është me secilin njeri në Kosovë që has në vështirësi të llojeve të ndryshme si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Këta 100 milionë euro, që ju dhuruan qytetarëve të Kosovës, që në realitet kanë shpëtuar edhe jetën e shumë njerëzve, janë ata 100 miljonët që shkonin në gjepin e këtyre që sot janë në opozitë dhe që tash po derdhin lot krokodili për popullin që është në vështirësi. Ngritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit, tregon që robëruesve ju kanë mbyllur kanalet, qeshmet e parasë së pistë, dhe tani më rrjedha e parave është orientuar drejt kacës së shtetit e jo bojlerëve plot me para të ish opozitarëve.

Derisa këta që janë sot në opozitë, premtonin nga 200 mijë vende pune e 1 miliard euro investime, dhe në momentin që fitonin zgjedhjet çdo gjë që premtonin për popullin e hidhnin në qesen e vet, Qeveria Kurti, çdo gjë që ka premtuar po e realizon, dhe paranë që më herët vidhej nga ish pushtetarët po e shpërndan nëpër kontot e qytetarëve të saj. Ata që dinë se çka është vlera njerëzore, dituria, dinjiteti, apo dashuria ndaj njeriut, atdheut dhe Zotit, kryeministrin e tani më Albin Kurtin munden lehtë pa u frikësuar fare ta krahasojnë me një të dërguar nga perëndia që ka ardhur për të shpëtuar popullin nga vuajtja që nga dita në ditë shtohej.

E tillë ishte edhe ardhja e dr. Ibrahim Rugovës, e tillë ishte edhe ardhja e Adem Jasharit për mbarë popullin shqiptar. Unë nuk di se si mundet të jetë ndryshe pejgamberi , përveç se një i dërguar i perëndisë që sakrifikohet për të tjerët, që i udhëzon të tjerët të shkojnë në rrugën e duhur, që punon për drejtësi, dashuri e harmoni, që ua hap derën e ua lehtëson barrën të varfërve, që e donë atdheun e vetë e boten demokratike më tepër se vetveten, që nuk gënjen e mashtron, që nuk nënshtrohet e nuk premton atë që se bënë, që nuk korruptohet e nuk bashkëpunon me kriminalitetin. Të gjitha këto i ka Z. Albin Kurti, andaj ta ruajmë atë si sytë e ballit, të lutemi natë e ditë për të sepse ia kemi borxh, duke parë që ai po sakrifikohet për ne. Vetëm kështu do të na donë e do të na ndihmon Zoti i lartë madhërishëm. Në këtë ditë ramazani, Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj perëndimor për jetë e mot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".