Kjo është qeveria e guximit që ka filluar të shkëputë ngadalë por sigurt  rrënjët e krimit

Kjo është qeveria e guximit që ka filluar të shkëputë ngadalë por sigurt  rrënjët e krimit
Kjo është qeveria e guximit që ka filluar të shkëputë ngadalë por sigurt  rrënjët e krimit

Arsim Aziri

  • 18 April 2022 - 16:27

Kjo është qeveria e guximit që ka filluar të shkëputë ngadalë por sigurt  rrënjët e krimit

Shkruan: Arsim Aziri

Kjo qeveri, në shoqërinë tonë e ka rikthyer guximin si identifikim i shoqërisë sonë, njërin prej dimensioneve etike. Nuk është befasi pse tani më po dalin shumë keqpërdorime në pah, ato po zbulohen për shkak të guximit që e kanë marr qytetarët prej qeverisjes aktuale. Nëse na duhej një qeveri që rikthen guximin tek të gjithë, tashmë e kemi, ashtu siç e kemi të rikthyer guximin për denoncimin e shumë shkeljeve të ndryshme. Kjo qeveri fuqinë e riktheu tek niveli i parë i fuqisë bazike, tek qytetari, tek kuptimi dhe ekzistenca e demokracisë.

 

Pothuajse në krejt mediet vendore, madje edhe të huaja, çdo ditë shohim lajme ku vjen në shprehje intervenimi institucional në mandatin e kësaj qeverie për luftimin dhe parandalimin e dukurive të  mëdha negative. Dhe kjo nuk është gjë përveç se një qasje  e mirë dhe e  pa takuar rregullisht prej të njëjtave institucioneve në mandatet e kaluara. Këto veprime po i shohim vetëm në këtë mandat të ri qeverisës që e kemi votuar duke u bazuar në premtimin dhe besimin se do ta sjell ndryshimin. Kemi pritur shumë gjet për të parë si funksionon shteti i së drejtës. Mirë që po ndodhë tani, ndoshta vonë por prapë është mirë! Mire e qetësisht dhe mbi të gjitha suksesshëm po hyjmë gradualisht në vitin e dytë të Qeverisë Kurti, një qeverisje me karakter të mirëfilltë e të drejtë për qytetarët. Dhe kjo është gjë e mirë, veç kësaj po shënohen 12 muaj pa asnjë aferë e skandal të theksuar që do të mund ta minonte pastërtinë dhe votën masive qytetare.

Vendi saktësisht e gradualisht ka filluar ta orientoj veten kah zhvillimi dhe prosperiteti. Kjo është konkretizuar me atë shtytës që sot po e shohim si veprim me guxim, po i shijojmë  të mirat e saj. Ballafaqimi I qytetarëve për dy vite rresht me situatën e rëndë ekonomike e sociale si rezultat i kufizimeve të imponuara nga pandemia globale, dhe së fundi edhe nga kriza me përmasa rajonale e më gjerë, në një rreze të nivelit evropian e botëror me luftën në Ukrainë, ka bërë që Qeveria Kurti të mendon edhe për një skemë të re afatshkurtër të mbështetjes monetare kalimtare për qytetarët. Vendimi i fundit i Qeverisë për të ndarë 100 milion euro për kategoritë e listuara është  sa vendim i qëlluar, i domosdoshëm për të treguar sado pak se shteti po bënë përpjekje të jetë sa më afër qytetarit, është akt human po aq edhe tregues për vizionin qeverisës me program nacional në aspektin e trajtimit social. Ata që po e kritikojnë këtë masë mbështetëse janë hiq me pak se diletant dhe mashtrues politik, ata që e zhvatën për xhepin e tyre dy dekada këtë shtet dhe  po i varrosnin thellë shpresat e qytetarëve,, për çka edhe  u vlerësuan dhe ndëshkuan me votë ashti siç e merituan. Procesi i zhvillimit dhe lëvizjes së gurit nga pozita e stagnimit po ecën  përpara me një ritëm të ngadalshëm por  të sigurt. Me rëndësi është që s'po ecën mbrapa, dhe kjo është diçka e mire përmbajtësisht si shtrirje. Ndërsa partitë tjera kanë kohë me u maksimalizue elektoralisht, gjithnjë duke pasur parasysh nëse përpiqen t'i ikin urgjentisht identifikimit të mëparshëm. Vija aktuale në implementim, s'do ta konkretizoj ëndrrën e tyre për pushtet politik, kot e kanë, e kotësirat asgjë s'prodhojnë! Ndoshta është koha pse duhej ndryshimi. Ndryshimi fillimisht mendohet e më realizohet, dhe kjo është gjë e mirë! Ndryshimi jo domosdoshmërish është ndryshim, por mundësi e tillë po. Me rëndësi që ka ndodhur dhe po ecën përpara, dhe është mirë që po ballafaqohemi me ndryshim për të qenë akoma më i besueshëm. Gjithnjë na duhen figura për t'i realizuar strukturat ndryshuese në shoqëri! Media e ish pushtetit politik, nga  fakti që s'po hanë më  prej pushtetit të tanishëm, po mundohen të shpikin  gjithçka, vetëm për t'i minimizuar punët e mira dhe suksesshme të këtij pushteti progresiv. Si opozitarët politik po ashtu edhe mbështetësit e tyre me prezencë në disa media, assesi s'po munden me e përballu peshën e rëndë të humbjes dhe distancimin drejtë zhvatjes dhe përfitimit materialo-monetar. Disa media që e  mbajnë zhagin e partive opozitare, duhet të shkëputen prej politizimit aktiv ndërsa partitë opozitare që janë pasive, duhet ta braktisin rolin e tyre aktual, që është dekonstruktiv dhe i njëanshëm në mënyrë që të kalojnë në linjë kritike por reale dhe konstruktive. Gjithsecili ose çdo pushtet, mbahet në përgjegjësi për veprat e tij. Kjo qeveri, përkatësisht ardhja e saj, ka ardhur së bashku me guximin. Guximi si vlerë dhe atribute erdhi për shkak të ndërrimit të pushteteve, erdhi për shkak të rëndësisë që ka ajo dhe rëndësisë që ia kishte dhënë më kohë alternativa reale e Lëvizjes VETEVENDOSJE! Guximin duhet ta japin të  gjithë ata që pretendojnë se posedojnë fakte për ndonjë keqpërdorim eventual. Kjo qeveri, në shoqërinë tonë e ka rikthyer guximin si identifikim i shoqërisë sonë, njërin prej dimensioneve etike. Nuk është befasi pse tani më po dalin shumë keqpërdorime në pah, ato po zbulohen për shkak të guximit që e kanë marr qytetarët prej qeverisjes aktuale. Nëse na duhej një qeveri që rikthen guximin tek të gjithë, tashmë e kemi, ashtu siç e kemi të rikthyer guximin për denoncimin e shumë shkeljeve të ndryshme. Kjo qeveri fuqinë e riktheu tek niveli i parë i fuqisë bazike, tek qytetari, tek kuptimi dhe ekzistenca e demokracisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".