Urgjentisht të miratohet dhe zbatohet ligji i Vettingut, mjeti i vetëm për ta shkëputur sistemin e drejtësisë nga lidhja me rrjetin e krimit!

Urgjentisht të miratohet dhe zbatohet ligji i Vettingut, mjeti i vetëm për ta shkëputur sistemin e drejtësisë nga lidhja me rrjetin e krimit!
Urgjentisht të miratohet dhe zbatohet ligji i Vettingut, mjeti i vetëm për ta shkëputur sistemin e drejtësisë nga lidhja me rrjetin e krimit!

Dardan Grapci

  • 20 April 2022 - 16:26

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Fatin e  abuzimit të gjykimit ka rrezik ta kenë dhe dhjetëra raste të tjera  në pritje të përfundimit të hetimit, të ngritjes së aktakuzave dhe gjykimit, që ndërlidhen me 9 vite mandate të qeverisjes së Shpend Ahmetit nën ombrellën dhe bashkëpunim me rrjetet më të fuqishme të krimit dhe tjetërsimit të pronave publike, të dhuruara kompanive të ndërtimit.  Prandaj edhe njëherë i bëj apel Ministrisë së Drejtësisë që sa më parë ta votojnë Ligjin e Vettingut. Nëse dëshirojmë që krejt këto mashtrime kriminale  me lidhjet serbo-kosovare të marrin fund, duhet gjithsesi të hyn në fuqi Ligji i Vettingut.

 

Gjyqësori i Kosovës nuk është kapur nga krimi i organizuar dhe mafio-politikanët vetëm në këto vite të fundit, por kjo kapje e ka zanafillën  që nga viti 2001 kur në atë kohë ka qenë fillimi i vendosjes së bazamentit të institucioneve të drejtësisë nga prezenca UNMIK-ut. Duke pasur një staf ndërkombëtar të  rekrutimit të personelit nëpër gjykata dhe në institucione tjera të zbatimit të ligjit, nëpër prokurori dhe në polici. Infiltrimi i  individëve me lidhe dhe të preferuar të krimit ka qenë fare i lehtë, i pa hutueshëm dhe i pa diktueshëm sepse edhe politikë e ka pasur interesimin dhe ndikimin për të bashkëpunuar me krimin. Po e them këtë sepse  që nda ditët e para të fillimit të instalimit të institucioneve të reja të Kosovës, në të gjitha nivelet, kemi hetuar dhe identifikuar zyrtarët policor dhe të drejtësisë të UNMIK-ut që shumë lehtë janë manipuluar, janë ndikuar nga politika, nga deputetët e Kuvendit, janë korruptuar lehtë nga qytetaret si dhe nga biznesmenët të cilët e kanë pasur në plan të bëjë krime ekonomike dhe kërcënime. Prandaj ky gjyqësor që është sot në funksion, është vazhdimësi e së kaluarës me njerëz të cilët ende fshihen nga drejtësia duke përdorur metoda të ndryshme dhe të rrezikshme.

 
Gjyqtarët e viteve 97-ta në Kosovë,  shumica kanë qenë pjesë të BIA -s -ish UDB-ës (Shërbimit Sekret Serb) kur për një shumë prej 50 mijë dinar ne atë kohë, bënin  komplote kundër qytetarëve të Kosovës duke ju dhënë pronat serbëve dhe duke i larguar shqiptarët nga tokat e tyre. Për fat të  keq jo vetëm në vitet e para të  pas luftës por edhe sot, jemi në  dijeni që shumë qytetar po bien viktimë i mashtrimit dhe manipulimit. Kjo ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë edhe  me dokumentacione përkatëse kadastrale për tokë ose shtëpia. Këtë më së miri po e dëshmojnë proceset gjyqësore për krim të organizuar dhe korrupsion, sikur që po ndodhë me rastin e ish zyrtarëve të komunës së Prishtinës. Rasti  i cili është gjykuar së fundi, duke shfrytëzuar të drejtën ankimore, është përgatitur në atë mënyrë që të arrihet afati për tu parashkruar, tregon më së miri se si bashkëjeton drejtësia me krimin e organizuar. Një  montim kriminal i rastit është zbuluar së fundi tek lënda  ku janë dënuar me dy vite burgim për korrupsion, dy ish-zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, por  pritet që  pas 25 ditësh parashkruhet lënda dhe  gjykimi mbetet një lojë në letër dhe asgjë tjetër. Sipas aktakuzës së përpiluar më 9 gusht 2016, ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë të Komunës së Prishtinës bashkërisht kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare duke i tejkaluar ato me qëllim që t’i shkaktojnë dëm tjetrit. Në aktakuzë thuhet se këtë e kanë bërë në atë mënyrë që Sh.  S.  prej dhjetorit 2008, si drejtor i Drejtorisë për Kadastër e Gjeodezi dhe R. Th. prej vitit 2010, si shef i Sektorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës jashtë autorizimeve zyrtare kanë ndërruar titullarët e pronave në aparatin kadastral duke iu referuar dokumenteve të rrejshme: aktgjykimit C.nr.395/96 i 21 shkurtit 1997, me të cilin janë bartur 10.12.53 ha me numër kadastral 1536/1, Zona Kadastrale Uglar, Prishtinë prej të dëmtuarit KBI “ Kosova Export – NSH Bujqësia” në Fushë Kosovë të Marko Mitroviq dhe kontratave të lidhura me Marko Mitroviqit si shitës të atyre pronave dhe personave tjerë si blerës të tyre. Për të ardhur deri te kjo situatë e zvarritjes për të arritur një ipmrovizimi gjykimi, në prak të parashkrimit, lidhur me këtë rast është luajtur një skenar shumë interesant.

Ky rast fillimisht kishte filluar të  gjykohej nga gjykatësi tani i ndjerë Shashivar Hoti, e që më pas i kishte kaluar në punë gjykatësit Lutfi Shala, mirëpo me avancimin e tij në Departamentin Special, i njëjti i është ndarë në punë gjykatësit Avni Syla. Pas marrjes në punë të kësaj lënde, gjykatësi Syla më 16 shkurt 2021 e kishte pushuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Spahiu dhe Thaçi, pasi që kishte konstatuar se më 31 dhjetor 2020, ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale. Pas marrjes në punë të kësaj lënde, gjykatësi Syla më 16 shkurt 2021 e kishte pushuar procedurën penale ndaj të akuzuarve S.  dhe Th.  pasi që kishte konstatuar se më 31 dhjetor 2020, ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale. Mirëpo, ndaj këtij vendimi, në gjykatën e Apelit kishte parashtruar ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë me pretendimin se gjykata e shkallës së parë ka gabuar datën e kryerjes së veprës penale, e cila sipas prokurorisë, është kryer deri më 10 maj 2012 dhe se parashkrimi absolut arrihet më 10 maj 2022. Ky është vetëm një rast I identifikuar dhe i “mirë menaxhuar” për të dështuar prandaj flet më së miri se sa perfide është lidhja e gjyqësorit me nëntokën e krimit të organizuar.

Fatin e  abuzimit të gjykimit ka rrezik ta kenë dhe dhjetëra raste të tjera  në pritje të përfundimit të hetimit, të ngritjes së aktakuzave dhe gjykimit, që ndërlidhen me 9 vite  mandate të qeverisjes së Shpend Ahmetit nën ombrellën dhe bashkëpunim me rrjetet më të fuqishme të krimit dhe tjetërsimit të pronave publike, të dhuruara kompanive të ndërtimit.  Prandaj edhe njëherë i bëj apel Ministrisë së Drejtësisë që sa më parë ta votojnë Ligjin e Vettingut. Nëse dëshirojmë që krejt këto mashtrime kriminale  me lidhjet serbo-kosovare të marrin fund, duhet gjithsesi të hyn në fuqi Ligji i Vettingut.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".