Koha më e volitshme për angazhimin e qeverisë në pranimin anëtare të Këshillit Evropian

Koha më e volitshme për angazhimin e qeverisë në pranimin anëtare të Këshillit Evropian
Koha më e volitshme për angazhimin e qeverisë në pranimin anëtare të Këshillit Evropian

Shefik Shkodra

  • 26 April 2022 - 07:44

Shkruan:Analisti - Shefik Shkodra

Pranimi në NATO do të ishte më i shpejtë, me siguri pas pranimit në KE. Me këtë do të shpejtohet edhe anëtarësimi në organizatat tjera botërore.  Pra, Qeveria do duhej që të hulumtojë dhe të vë kontakte me ato qeveri, të cilat janë potenciale për ndihmë, si Gjermania, Franca, etj. për ngritjen dhe thirrjet shteteve tjera anëtare për pranimin e vendit tonë në KE më parë dhe në të njëjtën kohë, të mendohet edhe për pranimin në NATO.                                                                                           

Që nga invazioni rus në Ukrainë mund të ndryshojë shumëçka në Evropë dhe në botë. Fakti që Rusia është paraqitur prepotente jo veç ndaj Ukrainës, por edhe ndaj fqinjëve tjerë, të gjitha vendet përreth janë alarmuar dhe janë shprehur kundër sjelljes dhe politikës saj. Putini sikur dëshiron të kthejë disa toka të ish Bashkimit të Republikave Sovjetike, apo pretendon të bëjë ndonjë ndryshim me okupimin e Ukrainës, me potencial të atij vendi në favor të Rusisë. Në këtë vazhdë ky vend nga pjesa më e madhe e shteteve botërore është cilësuar si vend me një agresivitet dhe që po bën gjenocid mbi popullatën ukrainase dhe vendin.

Për këtë janë marrë shumë masa nga vendet tjera ndaj Rusisë. Ndër të tjera është suspenduar edhe anëtarësia e saj në KE (Këshillin Evropian). Ne në Kosovë na intereson puna dhe interesi i jonë. Dhe kjo është që të përpiqemi të lobojmë dhe të bëjmë kërkesë që, të pranohemi si anëtar të KE, meqë është liruar një vend. Pra, pas largimit të Rusisë, e cila është kundër Kosovës, mundësia është më e mirë që të pranohen në organizatat botërore. Për këtë besoj se do ta kemi edhe përkrahjen e vendeve evropiane në pranimin e Kosovës anëtare e KE; na duket qysh tash se, disponimi për ne do të ishte sikur është shprehur Presidenti i Letonisë, Egils Levits, kur ishte në vizitë Kosovës. Kështu diçka e kishte përmendur dhe mbështetur Kosovën edhe gazetari gjerman Michale Martens, duke shpresuar edhe për liberalizim të vizave.

Edhe pranimi në NATO do të ishte më i shpejtë, me siguri pas pranimit në KE. Me këtë do të shpejtohet edhe anëtarësimi në organizatat tjera botërore.  Pra, Qeveria do duhej që të hulumtojë dhe të vë kontakte me ato qeveri, të cilat janë potenciale për ndihmë, si Gjermania, Franca, etj. për ngritjen dhe thirrjet shteteve tjera anëtare për pranimin e vendit tonë në KE më parë dhe në të njëjtën kohë, të mendohet edhe për pranimin në NATO. Kjo do të ishte koha më volitshme për ne.                                                                                                   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".